Serge Aurier nuk mund të quhet një djalë i mirë, por frekuenca me të cilën shfaqet në faqet e para të kronikës është impresionuese. Pikërisht kështu, sepse nuk bëhet fjalë për sport, por sepse është arrestuar në mbrëmjen e vonë të së shtunës së kaluar, për një sherr me shoqen e tij Hencha Voigt.
Mbrojtësi i Tottenham, që në të ardhmen ka patur probleme me ligjin, përfundoi në pranga për disa orë, e më pas është lëshuar nga Policia angleze pa asnjë akuzë. Në këtë mënyrë shpjegohet motivi i mungesës së tij në ndeshjen e luajtur të dielën pasdite mes Tottenham e Manchester United, fituar nga Djajtë e Kuq 1-0. Në 2016 lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte dënuar me dy muaj burg sepse sulmoi disa agjentë.