Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë vuan nga mungesa e librave. Kjo përkthehet në kosto të konsiderueshme për xhepat e studentëve të cilët detyrohen të blejnë botimet që i kanë të detyrueshme në programet studimore.
Pedagogia Lili Sula thotë se është absurde që shteti nuk financon në pasurimin e këtij fakulteti me tituj të rinj.
Lili Sula: Biblioteka e Fakultetit tonë pasurohet shumë rrallë. Është një nga fakultetet që ka shumë nevojë. Këto lloj pasurimesh bëhen në mënyrë të centralizuar, nuk janë bërë sipas kërkesave që kanë cuar pedagogët dhe departamentet përkatëse të fakultetit. Është komode për të lexuar, për të studiuar, por është e varfër në tituj dhe kopje.
Pasurimi i bibliotekes bëhet një herë në 5 vite, por pa kontributin e shtetit pasi dhe këto tituj kryesisht vijne si dhuratë nga akademikë ose nga donacionet e huaja.
“Kemi mangësi të theksuara përsa i përket botimeve të reja.”
“Mungesë librash në bibliotekën e shkollës ka. Kur vjen këtu të kërkosh, nuk ka. Duhet të dalësh të kërkosh nëpër librari, nëpër kancelari ti blesh ato libra dhe ndonjëherë është e vështirë ti gjesh.”
Bibliotekës i mungojnë vepra të letërsise shqipe, klasikët dhe librat studimorë të cilat janë bazë e literaturës që një student duhet të shfrytëzojë në procesin e formimit akademik sipas programit vjetor.