Evazion fiskal me TVSH-në, 13 të arrestuar, 12 në kërkim

E Enjte, 17 Janar 2019 09:34

Të paktën 13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për evazion fiskal me TVSH.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar pas hetimeve të para hetimore të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të DPT Tiranë procedimin penal për vepren penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH.

Mesohet se në vijim nga prokuroria jane leshuar 25 urdher ndalime per 25 persona qe figurojne administratore te subjekteve te dyshura fiktive qe kane leshuar fatura te falsifikuara per subjekte te treta me nje dem per buxhetin e shtetit prej 18 miliarde leke. Hetimet do te vijojne ne identifikimin e sakte e të plotë të subjekteve përfitues të skemës mashtruese.

 

Login to post comments