Meta mesazh Talat Xhaferit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

E Enjte, 17 Janar 2019 11:47

Pas zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferit.

Kreu i shtetit shqiptar shprehet se gjuha shqipe ka zënë vendin e merituar, ndërsa këtë arritje e konsideron si historike dhe kuptimplotë për shqiptarët dhe për të gjithë kombësitë e tjera që jetojnë në territorin e shtetit fqinj.

“Ju përgëzoj përzemërsisht për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve . Gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni. Kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët. Arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive në Maqedoni

 

Një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.  Shqiptarët në Maqedoni, gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike. Shqiptarët në Maqedoni demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv. Vlerësoj jashtëzakonisht rolin e z.Xhaferi në këtë drejtim, I bëtë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Urime për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit”, thuhet në mesazh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...