Autoriteti i Konkurrencës autorizon blerjen e ICB Albania nga Union Bank

E Enjte, 17 Janar 2019 14:30

Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar përqendrimin e realizuar përmes përfitimit të kontrollit të Bankës Ndërkombëtare Tregtare SH.A nga Union Bank SH.A. Ky autoritet ka bërë një analizë të tregut bankar dhe strukturës së tij të re pas këtij transaksioni, duke nënvizuar se nuk është identifikuar ndonjë problem lidhur me konkurrencën në nivel horizontal.

“Përqendrimi i realizuar nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të strukturës së tregut përkatës dhe marrja e kontrollit nga Union Bank do t’u japë mundësi klientëve të Bankës Ndërkombëtare Tregtare të përfitojnë nga shërbimet shtesë që do të ofrojë Union Bank SH.A., duke rritur cilësinë e shërbimit dhe mundësinë e shërbimeve / produkteve të reja” thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Union Bank SH.A. bleu 100 për qind të aksioneve të Bankës Ndërkombëtarë Tregtare SH.A nga ICB Financial Group Holdings AG, e cila është shoqëri e themeluar sipas legjislacionit zviceran, që ushtron aktivitetin e saj si shoqëri investimesh për disa shoqëri tregtare dhe shoqëri financiare që operojnë kryesisht në Afrikë, Azi dhe në Europë, përkatësisht nëpërmjet Bankës Ndërkombëtare Tregtare në Shqipëri, International Commercial Bank LTD në Tanzani dhe International Commercial Bank LTD në Bangladesh, përfundon njoftimi i konkurrencës.

Në fund të 9-mujorit, Union Bank ishte banka e tetë më e madhe në vend në renditjen nga aktivet në administrim dhe ka 31 degë dhe 378 të punësuar. Banka ka 3.4% të totalit të aseteve, 3.7% të stokut të kredive dhe 3.5% të depozitave në vend, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Në të njëjtën periudhë, Union Bank deklaroi një fitim prej 460 milionë lekësh.

International Comercial Bank renditet e 14-a për sa u përket aktiveve në administrim dhe ka 6 degë në vend dhe 94 të punësuar. Banka ka 0.7% të totalit të aseteve, 0.9% të stokut të kredive dhe 0.6% të depozitave në vend. Në të njëjtën periudhë, ICB deklaroi një humbje prej 55 milionë lekësh, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave.

Me këtë blerje, pritet që Union Bank të konsolidojë pozitat në treg duke iu afruar kështu Societe Generale, Alpha Bank, ABI Bank e Tirana Bank, që kanë një prezencë në treg prej rreth 5% të aseteve totale të sistemit bankar.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...