Meta: Presidenti shkarkon dhe emëron ministrat sepse Kushtetuta i jep të drejtën

E Enjte, 17 Janar 2019 21:28

I ftuar në emisionin “Të pa Ekspozuar” Presidenti Ilir Meta ka komentuar mos dekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme. Meta tha se këtë të drejtë ia jep Kushtetuta.
“Kjo është për të mbrojtur kryetarin e shtetit nga përpjekjet për ta detyruar të bëjë atë që do kryeministri. Neni 90 i Kushtetutës thotë se Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Neni 2 , Presidenti mund të shkarkohet vetëm me 2/3 e votave në Kuvend dhe vendimi i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Kjo është sepse Presidenti është përfaqësues i shtetit si i tërë.
Pushteti edhe të gënjen, dëshira për të marrë sa më shumë pushtete të dëmton, prandaj është Kushtetuta. Kryeministri zgjidhet me 71 vota dhe shkarkohet po me 71 vota.
Neni 98 i jep Presidentit të Republikës të dekretojë Ministrat. Në Shqipëri, ndryshe nga Italia Presidenti ka kompetencë që jo vetëm të emërojë por edhe të shkarkojë ministrat.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...