Zhduket ish-polici nga Fushë-Kruja, gruaja: Iku për në punë, se ka parë njeri prej 6 vitesh

Premte, 18 Janar 2019 08:07

Anton Preni është babai i tre fëmijëve Rajmondës, Ervisit dhe Xhensilës.

I veshur me uniformë policie, Antoni në vitin 1999 punonte në komisariatin e Fushë-Krujës. Ai ishte një baba shembullor për fëmijët e tij dhe kishte një marrëdhënie të mirë me bashkëshorten Bardha.

Një ngjarje e rënde në familjen Preni ndodhi kur vëllai i Antonit, Roberti për arsye që ende mbeten të paqarta ekzekutoi shokun e tij të ngushtë, Shkëlqim Malokun në vitin 1999, me të cilin pati emigruar që herët në Gjermani, pas viteve 90. Roberti i bëri pritë në rrugë e më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur. Ngjarja u bë publike edhe në media dhe Antoni i cili asokohe punonte në polici u trondit shumë.

Ai u detyrua ta linte punën pas krimit që kreu i vëllai. Policia arreston Robertin, për të kryer dënimin në burgun e Fushë-Krujës e më pas në Burgun e Fierit me 22-vite burg. Jeta vazhdoi dhe Antoni pasi dorëzoi detyrën në polici filloi punë në fabrikën e tullave si roje objekti. Më 4 gusht 2012  bashkëshortja e tij Bardha merr fëmijët për të shkuar në  familjen e saj në Tiranë për të qëndruar dy ditë atje.

Me t’u kthyer një telefon bie mesditën e 6 gushtit dhe Bardha mëson se Antoni, bashkëshorti i saj nuk ishte pataqitur atë ditë në punë. Ditën e nxehtë të fillim gushtit askush nuk mësoi gjë për fatin e Antonit. Ai tashmë ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Me një vëlla në burg për vrasjen që kreu dhe më pas me zhdukjen e mistershme të 56-vjeçarit, familja dyshon se e gjitha kjo lidhet me ngjarjen që ndoqi familjen e tyre. Me vrasjen që i vëllai i Antonit, Roberti kreu vite më parë.

   
Në studion e “Pa Gjurmë”, gruaja e tij, Bardha ka thënë se: “Dyshoj se zhdukja ka lidhje me vrasjen që kreu i vëllai. Policia thotë se është duke punuar. S’kemi patur asnjë informacion, askush nuk flet. Thonë vetëm “Pse  e hëngri për vëllain e tij?”. Ai ishte shumë i rregulltë, në familje dhe me njerëzit e tij. Nuk e dimë nëse është i zhdukur, apo i vrarë. S’ka marrë asgjë me vete, vetëm 1 mijë lekë të vjetra dhe ka ikur me rrobat e punës. Që nga ajo ditë nuk e pa më njeri. Ne jemi të ngujuar, s'dalim dot se kemi frikë nga gjakmarrja."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...