Pakti par Universitetin/ Malaj: Histori qesharake dhe lavazh truri

Premte, 18 Janar 2019 19:19

Deputetja e LSI, Nora Malaj në një intervistë për “Fax News” e cilësoi projektin e qeverisë për universitetet si një “histori qesharake dhe lavazh truri”.

Opozita duhet të organizohet për të marrë dhe për të vendosur stabilitetin në institucione, por edhe në shoqëri. Çfarë nënkupton, do të presim protesta masive, revolta, organizimin e opozitës, deri ku do të shkojë?

Edi Rama i ka mbyllur ditët për të qeverisur këtë vend. Në deklaratën që bëri zonja Kryemadhi dhe në gjithë atë organizim ku LSI dhe fronti i bashkuar opozitar u shtruan disa pyetje që iu drejtuan qytetarëve. A janë sot studentët e kënaqur? A janë familjarët e zonave të thella të kënaqur me situatën që jemi? A është biznesi i mesëm dhe i vogël e kënaqur me politikat që po bën qeveria? A është krimi i organizuar i kapur apo është pjesë e qeverisjes? A kemi sot një ekonomi të qëndrueshme? A jemi në të motivuar për të jetuar jetën? A është Parlamenti sot ku e drejta ime që më kanë dhënë qytetarët vendi ku më mohohet fjala? Përgjigja është jo.

Për ta ndalur ka disa forma. E para është forma e votimit dhe forma e protestës.

Sot shteti ka futur duart tek xhepat e çdo qytetari, nuk ka xhepa në mënyrë figurative sepse nuk ka shqiptar sot që e mbyll muajin me paratë e tij.

Ne shikojmë ç’po ndodh me Universitetin sot dhe sot janë vendosur situatat midis pedagogëve dhe studentëve si një situatë e një lufte të pashpallur. Dhe kryeministri që e ka mbaruar mandatin e tij të besimit, sepse sot besimi i kryeministrit ka rënë në mënyrë drastike sa dhe zoti Hahn sot e ka ironizuar duke thënë se sot qeveria ka përgjegjshmërinë më të madhe dhe më të lartë për të realizuar dialogun se deri dje thuhej se dialogu i munguar vinte si rezultat i opozitës. Dhe kjo e keqe duhet të marre fund një herë e përgjithmonë. Me të gjitha llojet e protestave sepse në Shqipëri po protestohet kudo

Sot shqiptarit i është futur thika në kockë. Në Unazën e Re protestohet dhe e gjithë historia e saj doli se ishte një plagjaturë e qeverisë. Protestohet tek Teatri kombëtar dhe ai që ka bërë projektin është tërhequr se i vjen turp t’i dalë një fasade para. Po protestohet për studentët dhe ata trajtohen si kaviet. Po dhunohen në mënyra të ndryshme duke shkelur Kushtetutën. Kjo i jep opozitës misionin e saj vendimmarrës që përtej faktit të bërjes të debatit dhe demaskimit që qeveria mund të bëjë kanë kurriz të qytetarëve është për të protestuar kudo dhe në erën e këtyre protestave nuk ka ndalur deri në rënien e kryeministrit të ikur.

Teksa kemi parë revoltën që kanë studentët ndaj qeverisë kemi parë edhe kundërshtimin apo edhe refuzimin që i kanë bërë opozitës, studentët shumica e tyre janë shprehur të zhgënjyer, sa përgjegjësi ka LSI-ja edhe opozita e bashkuar, ka edhe pjesën tjetër që LSI-ka bërë disa amendime për ligjin por nuk u morën parasysh nga mazhorance, ka studentë që e kanë vlerësuar dhe këtë hap, por për ligjin a është LSI-ja fajtore sa mazhorance meqë ka dhënë votën për miratimin e këtij ligji?

Kam kaq kohë që dëgjoj një këngë të njëjtë, jemi të gjithë fajtorë dhe të gjithë të pafajshëm, jemi fajtorë për një arsye fare të thjeshtë sepse secili nga ne merr përsipër të bëj vendimmarrjen e tij në rolin e tij dhe kur mendon, beson dhe them, ne të dy futemi për të drejtuar një qeveri dhe kur futemi për të drejtuar një qeveri, unë dhe ju bëjmë një pakt, pakti është shumë i qartë, do ta bëjmë më të mirë sistemin e arsimit dhe ti më premton si kryetari i qeverisë që unë do ta çojë GDP në 5% dhe unë të besoj si pjesë e koalicionit, dhe më thua që ta rregulloj këtë unë duhet të bëj disa akte ligjore dhe nën ligjore dhe unë kur të bëjë oponencën konstruktive dhe të shfaqur dhe të pashfaqur, ti më thua të lutem hajde ta kalojmë këtë ligj, pastaj unë të premtoj që do të bëjë disa amendime.

Ndërkohë kur të palët e interesit ngrihen, dhe së fundi kemi dëgjuar edhe z. Gjonçaj që e ka shkruar vetë ligjin, i cili ka thënë që nuk është ai ligj që kam shkruar dhe hartuar, pasi gjatë rrugës ka ndërruar nga grupi i pozitës dhe Partia Socialiste ato nene të cilat afektojnë drejtpërdrejtë tek studentët, atëherë ti kupton që e gjitha loja e kryeministrit, se ky ka vetëm një emër kryeministrin, është një lojë që e shikon qeverinë si një NGO dhe në këtë pikë kur futesh në këtë situatë të paqartë dhe në këtë situatë kaotike, pa zgjidhje problemi sepse qeveria vazhdon të drejtohet me veshë dhe mundohet të mbylli problematikat, por nuk një strategji dhe një program të qartë, sigurisht të bën edhe ty pjesë të problemit, se prandaj je pjesë e fajit.

Ja kam bërë të qartë kryeministrit që nëse brenda këtij mandati të dytë që ke marrë përsipër të drejtosh dhe të menaxhosh, nuk do të bësh ndryshime të akteve nënligjore, nuk do ta ngresh GDP, nuk do të dëgjosh dhe nuk do të realizosh të gjithë procesin, për ta ri parë edhe një herë ligjin e arsimit të lartë që ka problematika të mëdha, mbas një vit e gjysëm ty studentët do të tërheqin zvarrë. Si duket fjalën time nuk e besoi atëherë, ju duk si thënie e Kasandrës, ja ku ka dalur sot situata dhe situata po vazhdon të përkeqësohet sepse ju e shikoni shumë mirë, sepse ju e patë se protesta e parë çfarë bëri, tërhoqi 9 ministra që në një mënyre apo në një tjetër ta ndërrojë komplet qeverinë dhe aktualisht de facto dhe jo de jure qeveria ka rënë edhe po ta shikosh në çdo lloj pozicioni, kryeministri është edhe ministri i atij pozicioni.

Sot merr përsipër për të bërë një pakt me Universitetet, ku është parë dhe ku është dëgjuar kjo histori, nga njëra anë flasim dhe themi që Universitetet janë autonome, nga ana tjetër po kupton që profesoratin e ka vendosur me një plan diabolik, të shëmtuar, të keq sepse nuk e do. Përballë studentëve duke dashur ti ulë besimin dhe kodin e moralit, nga ana tjetër i kërkon llogari nën underground, pra nga poshtë mundohet të fusë nëndetëset e tij gjigande që mua më vjen shumë keq kur historia pas 10-15 vjetësh do ta shohi me qasje shumë të ftohtë, do të thotë kaq të paaftë ishin këta njerëz dhe sot dalim dhe dëgjojmë një histori e cila është sa qesharake dhe aq trishtuese, se kjo përbën atë që quhet tradhti kombëtare. Të kapësh Universitetin për të bërë lavazh truri, për të treguar dhëmbët profesoratit, studentëve, për ti trajtuar studentët si elementë, që kur dua unë ju dëgjoj, kur nuk dua nuk ju dëgjoj se nuk kam kohë është pozicioni që jo vetëm një kryeminsitër nuk mund ta nderojë, por asnjë intelektual, asnjë qyetar, asnjë njeri që minimalisht ka bërë shkollë të rregullt nuk mund ta vëri përballë kësaj situate që po shikojmë.

5% e GDP-së shkruhet për paktin për Universitetin. Jeni dakord me këtë?

GDP 5% jo jemi dakord, por e votojmë me t ë dyja duart se ia dhamë shansin për ta bërë GDP-në dhe nuk ka arritur ta bëjë deri tani. Por historia është që me këtë lloj modeli të një kryeministri që nuk gjendet në asnjë vend të botës, nuk ka model si ky, nuk e gjen dot, unë jam shumë skeptike dhe them që nga e thëna në të bërë është përpara një det i tërë thotë populli dhe historia ka treguar që ky ka thënë dhe nuk ka bërë gjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...