Gazetari i shkruan ministres për mungesë ilaçesh, por Manastirliu nuk reagon fare

Saturday, 19 Janar 2019 10:24

Një gazetar i ka shkruar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me mungesën e ilaceve në spitalin onkologjik, duke qënë se e ëma e tij vuante nga mungesa e tyre.

Ministrja Manastirliu, as nuk ka degjuar që ti kthejë përgjigje.

Rasti është denoncuar me shumë forcë nga deputeti demokrat Bardh Spahia.

Në një postim që ishte edhe shumë emocional duke patur parasysh rastin e dhimbshëm, Spahia i drejtohet ministres:   Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd.

Zoti Spahia, e ka cilësuar këtë rast si një paturpësi kriminale.

Ja postimi i plotë dhe mesazhet që gazetari i ka dërguar Ministres së Shëndetësisë.

Mund të mendohet që një mjek nuk tronditet lehtë, pasi vetë profesioni të stërvit racionalitetin, para të mundurës e të pamundurës.

Por sinqerisht ishte e pamundur të mos prekeshe nga dhimbja njerëzore që përcon ky mesazh i një gazetari, për më të shtrenjtën në jetë, nënën. Ilacet mungojnë tek onkologjiku për trajtimin e të sëmurëve, e ndërprerja e një cikli trajtimi, kushton shtrenjtë, me jetë.

Këtë hall i ka shpjeguar gazetari ministres OGERTA MANASTIRLIU. E ministrja në fjalë as e ka konsideruar për t’i dhënë përgjigje, e jo më të impenjohej për të bërë c’ka i takon, DETYREN!

Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd.

Pra zonjë, së pari detyrimin e ke me cdo qytetar që përballet me shëndetësinë që ti drejton, e sic të është faktuar në mesazh, ajo është situata ku e keni katandisur: onkologjiku pa ilace! Arroganca e padija nuk janë punë zonjë! Të kombinuara me indiferencën janë më së paku paturpësi kriminale!

Duhet t’ju vijë zor, që informoheni për situatën e nuk reagoni! Që ta kesh të qartë: shëndetësia nuk reformohet me fasadë, se ke të bësh me jetë njerëzish, e ato lloj statistikash bëjnë më shumë se të të nxijnë fytyrën!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...