×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shtyhet gjyqi ndaj kriminelit të Ramës, Elvis Roshit, për çfarë po hetojnë autoritetet zviceriane?

Hënë, 16 Prill 2018 14:22

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Siç bëhet me dije, shtyrja e gjyqit ka ardhur pasi nuk kanë qenë prezentë avokatët e tij mbrojtës, të cilët kanë lajmëruar se nuk mund të jenë në seancën e sotme pasi ndodhen në një gjyq tjetër dhe në një seminar.

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi nuk deklaroi se ishte dënuar në Itali, ndërsa që prej 29 marsit dosja në ngarkim të tij është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës.

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhuar nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal nr.4810, për veprën e mësipërme penale.

Por sipas Prokurorisë, shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.

“Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion.


Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...