Një i ri shqiptar, i cili akuzohet për disa vjedhje është arrestuar në Raguza të Italisë. Bëhet fjalë për njëzetvjeçarin, Arxhens Zykollari.
Aksionet e policisë në qytetin italian u intensifikuan pas shtimit dhe denoncimeve të rasteve nga qytetarët, të cilëve iu janë plaçkitur shtëpitë, dyqanet si dhe mjete të tjera përfshirë biçikleta dhe televizorë.
Hetuesit lokalë kanë rindërtuar skemën e shumë vjedhjeve të rënda dhe hetimet janë duke u zhvilluar më tej, pasi dyshohet se i riu ka kryer shumë më shumë vjedhje. Ai është identifikuar në saj të imazheve të kamerave të sigurisë.
Deri më tani, ndaj 20 vjeçarit janë regjistruar mallra të vjedhura me vlerë mbi 40 mijë euro, që nisin nga biçikletat profesionale, televizorët, telefonat, tabletat, kompjuterat e deri tek vjedhja e naftës.
Ai nuk bënte dallime tek objektet që do të vidhte, duke nisur nga baret, palestrat, restorantet, dyqanet bujqësore, dyqanet e duhanit dhe dyqanet e biçikletave.
Të gjithë pajisjet e konfiskuara u dorëzuan më pas tek poseduesit e tyre. Shqiptari aktualisht ndodhet në burg.