Teatri Kombëtar, kompania BIG e projektit nuk e mohon ndarjen nga Fusha.shpk

Diel, 20 Janar 2019 09:46

Bjarke Ingels Group (BIG) ka konfirmuar se mbetet “i ngazëllyer” për “përfshirjen e vazhdueshme” në zhvillimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, pa dhënë asnjë detaj në lidhje me marrëdhënien me klientin e tij zyrtar, Fusha shpk. Javën e kaluar, Exit.al botoi lajmin se BIG është tërhequr nga bashkëpunimi me kompaninë Fusha shpk, për shkak të mosmarrëveshjes në lidhje me cilësinë e dobët të materialeve të ndërtimit të kërkuara nga kompania shqiptare. Edhe pse BIG nuk pranoi të japë asnjë përgjigje ndaj kërkesave të përsëritura nga Exit.al, Drejtoresha e Komunikimit, Daria Pahhota, dërgoi një email dje tek redaksia e televizionit Ora News:

"Ne mbetemi të ngazëllyer për të vazhduar përfshirjen tonë në projektimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Ne mezi presim që të përfshijmë në mënyrë aktive të dhëna nga përdoruesit për ta zhvilluar projektin në institucionin publik që meriton vendi dhe arti."

Përgjigjia e BIG nuk flet fare çështjen e ndërtimit aktual të teatrit, dhe email-i nuk mohon ndarjen me kompaninë Fusha për shak të cilësisë së ndërtimit. Në fakt, email-i ngre më shumë pyetje se sa jep përgjigje. Deri tani, BIG nuk ka zhvilluar asnjë takim të vetëm, me aktorët dhe drejtorët e Teatrit Kombëtar, “përdoruesit” kryesorë të godinës. Përkundrazi, artistët po zhvillojnë protestën më të gjatë në historinë e Shqipërisë, e cila ende vazhdon çdo mbasdite përpara teatrit.

Gjithashtu, është e paqartë çfarë ato nënkuptojnë me “zhvillim” të projektit. Projekti u prezantua nga Kryeministri si fakt i kryer, i cili nuk kërkonte asnjë informacion apo “zhvillim” shtesë.

Për më shumë, i gjithë procesi i tenderimit për Teatrin Kombëtar ka dështuar. Ligji special aq shumë i debatuar — i miratuar më 20 shtator nga Kuvendi, kërkon të formohet me VKM 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, një komisioni special tenderimi. Ligji u publikua më 29 tetor në Fletoren Zyrtare dhe në fuqi më 13 nëntor. Kjo do të thotë se komisioni, i kryesuar nga kryebashkiaku Veliaj, duhet të ishte krijuar më 13 dhjetor me VKM. Por kjo, deri më tani nuk ka ndodhur. Me fjalë të tjera, procedurës speciale të tenderimit, e cila i shkaktoi shumë dhimbje koke qeverisë dhe Komisionit Evropian i ka ardhur fundi. Si rezultat, nuk ka një plan afat-shkurtër për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. Sepse e gjithë skema e vendosur nga qeveria rrotullohej rreth dhënies së tokës publike kompanisë private Fusha shpk, e cila me pas në këmbim do t’i dhuronte vendit një teatër të ri. 

Sikurse qeveria i konfirmoi komisionit evropian: ajo nuk ka para për një teatër të ri kombëtar. Pa një ligj special, dhe pa kompaninë Fusha shpk nuk ka teatër të ri.

Pra, me kompaninë Fusha (përkohësisht) jashtë loje, shqetësimin për cilësinë e ndërtimit, jam i sigurtë se Bjarke Ingels është i “ngazëllyer” të vazhdojë të përfshihet në projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Ndoshta pas zgjedhjeve vendore, një shans i ri do të dalë, ose ndoshta një kostelacion i ri politik dhe mafia e ndërtimit do të mundësojë vazhdimësinë e projektit në një mënyrë të papritur.

Kjo do të ishte e çuditshme për një kompani si Bjarke Ingels Grup, e cila zakonisht preferon të fshihet pas marrëveshjeve të “mosnxjerrjes së informacionit”, t’ia fusë vetes duke pohuar publikisht përjashtimin nga “përfshirja e vazhdueshme”./Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...