Indeksi i 2019, Shqipëria ndër vendet më të ndotura të Europës

Hënë, 21 Janar 2019 10:07

Shqipëria dhe Maqedonia janë klasifikuar vendet më të ndotura të Europës sipas portalit Numbeo. Për vitin 2019 Shqipëria ka shënuar një indeks të ndotjes prej 77.07 dhe Maqedonia 80.85. Megjithatë në krahasim me një vit më parë indeksi i ndotjes në Shqipëri ka shënuar rritje me 2 pikë, nga 75 që ishte, ndërsa në Maqedoni ndotja është ulur në të njëjtën masë.

Indeksi I ndotjes është një përllogaritje e cila mbështetet në ndotjen e përgjithshme të një qyteti. Peshën më të madhe në këtë përllogaritje e ka ndotja e ajrit dhe e ujit, të cilët janë dy faktorët kyç në përcaktimin e nivelit të ndotjes së një qyteti. Kategoritë e tjera të ndotjes kanë një peshë më të vogël në përcaktimin e indeksit. Sa më i lartë të jetë numri i indeksit, aq më i ndotur është shteti, dhe e kundërta.

Pjesa më e madhe e të dhënave në databazën e Numbeos janë të bazuara në perceptimet që kanë vizitorët e portalit, por për seksionin mbi ndotjen Numbeo sqaron se përfshin të dhëna të vlefshme nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe institucioneve zyrtare me të dhëna të vlefshme.

Sipas hartës të gjeneruar nga Numbeo, Europa Jugore dhe Qendrorë është vendi më i ndotur i kontinentit. Pas Maqedonisë dhe Shqipërisë renditet Ukraina me një indeks prej 66.6 pikë, Bullgaria me 63.9, Bosnja me 63.4, Rusia me 62, Serbia me 58.

Italia dhe Greqia kanë shënuar përkatësisht 53 dhe 51 pikë, duke u renditur në vendin e 11 dhe 13 nga 39 vende të Europës.

Vendet me ndotjen më të ulët

Ndotja është e lidhur ngushtësisht edhe me cilësinë e jetës. Vendet me ndotjen më të ulët janë vendet Skandinave. Finlanda është vendi me ndotjen më të ulët në Europë, e ndjekur nga Islanda, Suedia, Estonia dhe Norvegjia. Ndër vendet e Ballkanit, Kroacia ka ndotjen më të ulët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...