Automatizimi i proceseve të punës është bërë më i theksuar në Europë dhe kjo është bërë më e dukshme të kompanitë e mëdha në rajon. Në vitin 2018, 7% e firmave të Bashkimit Europian, që punësonin të paktën 10 persona, përdornin robotë industrial apo të shërbimeve, sipas Eurostat. Ndërkohë, firmat e mëdha i përdorin robotët në shkallë më të gjerë. 25% e firmave të mëdha që punësojnë 250 persona apo më shumë përdorin robotë, sipër normës së sipërmarrjeve të mesme, që qëndron në 12%, apo sipërmarrjeve të vogla, në 5%.
Pjesa më e madhe e sipërmarrjeve që përdorin robotë industrialë apo të shërbimeve, është regjistruar në Spanjë, në 11%, ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda, të dyja në 10% dhe Italia me 9%. Vendi me normën më të ulët të përdorimit të robotëve është Qipro, me 1%, ndjekur nga Estonia, Greqia dhe Rumania, secila në 3%. Në Europë, firmat përdorin më shpesh robotët industral (5%) se sa ato të shërbimeve (2%). Robotët industrial përdoren në sektorin e manifakturës, ndërsa ato të shërbimeve, në manifakturë dhe tregtinë me pakicë.
Firmat i përdorin robotët e shërbimeve kryesisht për sistemet e manaxhimit të magazinave, në 44% të totalit, ndjekur nga transporti i njerëzve dhe mallrave në 22%, pastrimi dhe trajtimi i mbetjeve, si dhe në montim, të dyja në 21%. Robotët përbëhen nga disa komponent përfshirë një strukturë mekanike, sensorë, një kompjuter dhe një njësi të kontrollit.