Barcelona duket se nuk ndalet vetëm me blerjen e Kevin Pinc Boateng. Katalanasit janë në ndjekje të mesfushorit 23-vjeçar, Stefano Sensit, cili luan me Sasuolon.
Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, katalanasit janë gati që të bëjnë transferimin, në këtë merkato që po vijon. Por, kanë dhe konkurrencë nga Milani, e cila është gati që të marrë shërbimet e lojtarit. Milani është më i avantazhuar për faktin se italianët preferojnë të rriten në kampionatin e tyre dhe më vonë të largohen jashtë vendit.
Sensi është një prodhim i akademisë së Çezenës, e cila vitet e fundit ka nxjerrë shumë talente në tregun italianë të futbollistëve.