Në shoqëri si ajo shqiptare, insektet luftohen, por në shoqëri të tjera përdoren si ushqim. Risia më e fundit është një bukë e gatuar nga mielli i insekteve të bluara.
Ideja është realizuar nga një kompani finlandeze.
Videoja e procesit të bërjes së bukës është bërë virale në internet.
Buka e me insekte ka më shumë proteina sesa një bukë normale, thonë realizuesit.
Fazer Bakery në Finlandë ka një reputacion për të bërë bukë duke përdorur miell.
Kompania blen miellin e posaçëm nga Holanda.
Fazer filloi përdorimin e insekteve në bukën e tyre, pasi Finlanda hoqi ndalimin e shitjes së insekteve që do të përdoreshin për ushqim kohët e fundit.