Sot moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu . Në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 1/6°C
Zonat e ulëta 7/14°C
Zonat bregdetare 9/15°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari