A ka fshehur Donika Prela pasurinë? Zbulohen fakte të reja

Tuesday, 22 Janar 2019 10:05

Donika Prela, drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të përballet sot me Vettingun. Prela do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.  Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Por, 55News.al ka mësuar se ka dyshime se Prela ka përdorur të njëjtën skemë siç kanë përdorur edhe prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë për të pastruar para.

Prokurorja Donika Prela ka blerë në Shkurt të vitit 2014 një apartament me vlerë 1.4 milionë lekë të reja dhe e ka shitur këtë apartament brenda 10 muajve me vlerë tre herë më të lartë, 4 milionë lekë të reja, duke fituar rreth 3 milionë lekë të reja brenda 10 muajve.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2014, prokurorja Prela deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 59.2 m2, me vlerë 1.4 milionë lekë (rreth 10 mijë euro). Me një llogari të thjeshtë, prokurorja dhe bashkëshorti i saj kanë blerë apartamentin, me vlerë 23.000 lekë/m2 ose rreth 160 euro/m2.

Kjo shifër e blerjes së apartamentit, e deklaruar nga prokurorja Prela, është disa herë më e ulët jo vetëm se sa çmimi i tregut, por më e ulët edhe sesa çmimi i referencës, i vendosur nga autoritetet shtetërore, si edhe më i ulët sesa kostot e ndërtimit të përllogaritura për vitin 2014.

Prela e ka blerë këtë apartament shumë herë më lirë sesa banorë të tjerë, të cilët kanë blerë apartament në të njëjtën godinë, në të njëjtën periudhe dhe të njëjtën sipërfaqe.

Prokurorja Donika Prela dhe familja e saj, që kur ajo është zgjedhur shefe e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është vendosur në një apartament në një zonë të shumë të preferuar të Tiranës, në rr. Tefta Tashko Koço, prapa gjimnazit “Ismail Qemali”. Nga informacione të besueshme, ajo e ka blerë këtë apartament. Gjithësesi, shumëkush e di që çmimi për metër katror në atë zonë është 1500-1800 euro.

Ky apartament ndodhet në pallatin e ndërtuar dhe akoma në pronësi të kompanisë Lim-Em (pasi nuk është hipotekuar). Kompania Lim-Em është në pronësi të shtetasit Shkëlqim Beshiri. Ky person është subjekt i hetimit që Prokuroria për Krime të Rënda e drejtuar nga Donika Prela po bën ndaj ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Shkëlqim Beshiri është personi që ka kryer transaksionet (shit-blerjet) e tokës me Adriatik Llallën dhe për këto shit-blerje ish-kryeprokurori është nën hetim për “pastrim parash”. Hetimi për Llallën, ku del edhe emri i biznesmenit Shkëlqim Beshiri, ka nisur në prokurorinë e Durrësit, kur ajo prokurori drejtohej nga Donika Prela. Hetimi për Llallën kaloi tek Krimet e Rënda, në kohën kur Donika Prela u emërua shefe e kësaj prokurorie.

Pasi kaloi te Krimet e Rënda, Donika Prela dhe familja e saj u zhvendosën në apartamentin që gjendet në pallatin e kompanisë Lim-Em të Shkëlqim Beshirit, i cili është subjekt i hetimit që po zhvillohet kundër Adriatik Llallës.Pra, Donika Prela po jeton në pallatin që e ka ndërtuar dhe e ka ende në pronësi Shkëlqim Beshiri, person që ka qene subjekt hetimi nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e drejtuar nga vetë Prela.

Për më tepër, ka “zëra” që thonë se Shkëlqim Beshiri (ose Çim Beshiri, siç e njohin) ka qenë nën përgjim nga Donika Prela, në fillim të hetimeve për Adriatik Llallën.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2013, prokurorja Donika Prela deklaron, ndër të tjera: “Blerje sipërfaqe toke 1000 m2 (një mijë metër), vendndodhja Petrelë, Tiranë, në emër të Vangjel Prela. Çmimi i blerjes është 350.000 lekë (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë, që do të thotë se familja Prela e ka blerë këtë tokë me 350 lekë për metër katror ose 2 euro/m2.

 Ky çmim është shumë herë më i ulët se sa çmimi real në atë zonë. Mjafton të kërkohen të dhëna tek agjencitë imobiliare, edhe në internet, dhe do të shihet që çmimi i metrit katror i tokës në Petrelë është 40-45 euro, që do të thotë 20 herë më shumë se sa e kanë blerë pronën e tyre Donika Prela dhe Vangjel Prela.

/55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 22 Janar 2019 10:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...