Policia italiane ka arrestuar në Cosenza të Itali shqiptarin G.M 32 vjeç. Në automjetin e tij tip kamion u gjetën rreth 155 kg drogë me vlerë përfituese në treg rreth 1 milionë euro.
Shqiptari u arrestua pas një kontrolli rrugor të policisë financiare italiane në rrugën provinciale SS 106 në provincën e Cosenzas.
Në momentin e ndalimit, shqitpari kishte shfaqur shenja nervozizmi, gjë që shtyu forcat e rendit të ushtrojnë një kontroll më teknik të auotmjetit me ndihmën dhe të qenve antidrogë.
Falë nuhatjes së qenve antodrogë, policia italiane ka mundur të zbulojë sasinë e drogës e fshehur në dyshemenë e kamionit, e cila ishte e modifkuar enkas për transportimin e drogës.
Financa italiane sekuestroi rreth 155 kg marijuanë dhe 3 pako hashash me peshë totale prej 350 gramë.
Marijuana ishte e konfeksionuar në 15 pako. Sipas policisë italiane përllogaritet që droga e sekuestruar të silllte një përfitim prej 1 milionë euro.
Gjithashtu shqiptarit i janë sekuestruar 3 telefona celularë e para cash dhe ndaj tij është ekzekutuar urdhri i arrestimit me burg për trafik lëndësh narkotike.
Autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të shqiptarit si dhe për identifikimin e destinacionit të drogës së sekuestruar.