Skandali me kompaninë fantazëm që fitoi miliona euro, shkarkohet nga detyra Afrim Qendro!

Tuesday, 22 Janar 2019 11:12

Disa javë pas shpërthimit të skandalit me kompaninë fantazëm “DH Albania” e cila mori miliona euro në tendera nga qeveria shqiptare, është shkarkuar nga detyra këtë të martë drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro.

Në vend të Qendros në krye të ARRSh-së është vendosur Sonila Qato, ish Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.

Qendro ka qenë një ndër emrat e lakuar pas plasjes së skandalit me kompaninë DH Albania, e cila rezultoi fituese me dokumenta falso në tenderin e dyshimtë të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

 

Pak kohë më parë Qendro u thirr në prokurori mbi këtë çështje, teksa organi i akuzës vijon ende me hetimet për skandalin që më tutje preku dhe Opëratorin e Sistemit të Trasmetimit (OST), një digaster i cili gjithashtu i kish dhënë tender kompanisë fantazëm.

Ditën e djeshme u shkarkua nga posti i OST-së Klodian Gradeci dhe mesa duket sot i ka ardhur rradha Afrim Qendros.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...