Në Shqipëri fëmijët deri në moshën 18 vjeçare ndjekin 13 vite të shkollimit, duke nisur ai parafillor, i detyrueshëm dhe i mësëm. Por sipas një raporti të publikuar nga Banka Botërore rezulton se kur këto vite përllogariten për nga cilësia e arsimit atëherë shkollimi i që ka përfituar nxënësi është i barabartë me vetem 8.9 vite.
Ekspertët e arsimit thonë se kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së vëmëndjes dhe investimit të shtetit në këtë sektor.
Ndriçim Mehmeti: "Ne jemi në një raport shumë të ulët me Europën që e ka 12.1 dhe në një raport shumë të ulët me rajonin që e ka 11.8. Ka një mungesë të theksuar të një vizioni që do të bashkohej me investimet"
Për të nxjerrë vendin nga situata në të cilën ndodhet arsimi, eksperti Ndriçim Mehmeti thotë se nevojitet marrja e disa masave.
Ndriçim Mehmeti: "Fillon me rritjen e pagës së mësuesit, dhënien falas të teksteve shkollore dhe zgjatjen e orarit të mësimit në kuptimin që fëmijët të ushqehen, sepse ka dhe nga ato që vijnë të paushqyer.'
Sipas raportit të Bankës Botërore një fëmijë i lindur në Shqipëri do të jetë verëm 62% produktiv kur të rritet në krahasim me fëmijën që do të kishte arsim komplet.