Rama-Veliaj firmosin edhe për dy kulla të tjerë në qendër të Tiranës

Tuesday, 22 Janar 2019 18:33

Dyshja Rama-Veliaj kanë firmosur për ndërtimin e dy kullave të tjera në qendër të kryeqytetit, pranë sahatit. Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave është TD&Partners në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia.

Ndaj kryeministrit ka ardhur dhe akuza prej rradhëve të Partisë Demokratike, duke e gjykuar ndërtimin e kullave si pjesë të pastrimit të parave të kryeministrit Rama.

PD akuzon gjithashtu aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, për këto ndërtime.

“Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim.

Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmen e Rames”, shprehet Jorida Tabaku.

Vulën përfundimtare për ndërtimin e dy kullave në Tiranë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Po me firmen e Rames u favorizuan me VKM nr. 582/2018, te personalizuar, me kufizimin e zones se mbrojtur ne qendren historike, duke e rrudhur ate e duke ngulur piketat e kullave te bixhozit. Vulen ia vendosi Erioni Veliaj, duke miratuar lejen e ndertimit dhe shkaterrimit te qendres se Tiranes. Nder shume shoqeri qe kane pronaret Avdia/Abdi, perdorin njeren syresh, me 580 mln aktive, ne cilesine e shoqerise sipermarrese (TD&Partners)”, vijon më tej deputetja e PD-së teksa denoncon ndërtimin e dy kullave të reja. /Exit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...