100 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit/ Presidenti Meta në përurimin e rrugës me emrin e tij në Bashkinë Kamëz

E mërkurë, 23 Janar 2019 13:06

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së emrit të rrugës “Ismail Qemali” nga Bashkia Kamëz në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Me rastin e 100-vjetorit të kalimit në përjetësi të patriotit të madh, burrit të ndritur dhe themeluesit të shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali, u ndjeva sot jashtëzakonisht i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të tij në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz.

Vepra e përjetshme e Ismail Qemalit në shërbim të çështjes shqiptare, forcimit të identitetit kombëtar dhe themelimit të shtetit modern, meriton të gjithë nderimin e respektin tonë të pakufijshëm, si komb, shoqëri dhe institucione.🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.

Modifikuar më E mërkurë, 23 Janar 2019 13:08

Video

Login to post comments