Kapet drogë në Muriqan, si u zbulua shoferi me pasaportë serbe

E mërkurë, 23 Janar 2019 20:21

Një sasi droge ende e pakonfirmuar është bllokuar sot nga Policia Shqiptare në bashkëpunim me atë të Malit të Zi në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit M.Sh., 55 vjeç, i cili posedonte një pasaportë serbe.

Gjatë kontrollit, qeni antidrogë i policisë shqiptare dha sinjal për drogën e fshehur në pjesën e pasme të makinës. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave, që dyshohen si të përfshirë në trafikimin e drogës.

“Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, godasin një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në pranga një 55-vjeçar . Në PKK e përbashkët Muriqan – Sukobinë, u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, në dalje të Shqipërisë një mjet që drejtohej nga shtetasi M.Sh., 55 vjeç, me pasaportë Serbe.

Gjatë kontrollit të përbashkët u përdor edhe qeni antidrogë i Policisë shqiptare, i cili dha sinjalin për prani të lëndës narkotike tek pjesa e pasme e automjetit. Gjatë kontrollit të përbashkët fizik të dy policive në automjet u konstatua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis. Në bazë të marrëveshjes së përbashkët, veprimet e mëtejshme procedurale po i kryen Policia e Malit të Zi.

Specialistët e Antidrogës të DVP Shkodër po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjetër që janë të përfshirë në këtë tentativë trafiku”, njofton policia.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...