Emërimi i Cakajt nuk pritet mirë në Brukseli

E Enjte, 24 Janar 2019 10:46
Marrja e detyrës sot nga Gent Cakaj si zv/ministër për të drejtuar ministrinë e jashtme ka shqetsuar Brukselin. Ai njihet si antigjerman në raport me qëndrimet zyrtare përsa i përket ndarjes së Kosovës për ti bërë qejfin Serbisë. Por reagimet e tij krijojnë dyshime, në Gjermani, se pas tij fshihet Edi Rama. Diplomacia shqiptare mori goditje të fortë nga largimi Ditmir Bushatit.
Por edhe largimi i ministrit të Energjitikws Damian Gjiknuri ka shkaktuar habi dhe mosdakortësi te institucionet përgjegjëse energjitike në BE. Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në BE, Janez Kopac shprehet i keqardhur për zhvillimet më të fundit rreth sektorit elektroenergjetik në Shqipëri.
 
Në një intervistë dhënë për agjencinë “Energetika.net”, Kopac vlerëson se largimi i Ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri nga kabineti qeverisës do të ndikojë negativisht në ritmin e reformave që duhet të ndërmarrë Shqipëria. Habia se si kryeministri Rama e përdori për punët e mira në këtë sektor dhe papritur e hedh jashtë kabinetit, duke e zëvëndësuar me një ish-drejtore kabineti të tij në Bashki, kur ishte kryebashkiak.
“Përpara një viti, kisha pritshmëri të larta për liberalizimin e tregut të energjisë. Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri arriti me sukses të bëhet pjesë e familjes evropiane të rrjeteve të transmetimit ENTSO-E dhe unë prisja që ky vend të mund të krijonte tashmë Bursën e Energjisë. Një vit më vonë, gjërat duken krejtësisht ndryshe: procesi i “unbundling” është shtyrë sërish, Ministri i Energjisë i orientuar drejt reformave është shkarkuar dhe kuadri rregullator po i orienton pjesëmarrësit aktual të tregut jashtë vendit”, thotë Kopac në intervistën për “Energetika.net”.
 
Duke vlerësuar atë çka është arritur deri më tani, Kopac thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi ishin të vetmet që ndoqën hapat e duhura në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave të vitit 2017. Gjithashtu vë në dukje faktin se po këto dy vende arritën me sukses të zhvillonin ankandet e para për energjitë e rinovueshme.
 
Fakti që numri një i Energjisë se BE flet hapur dhe shpreh mos aprovimin për lëvizjet në qeveri, veçanërisht te Energjitika, ndonëse mbetet një e drejtë politike e kryeministrit, tregon se lëvizjet nuk janë pëlqyer nga sektorë jetikë të BE.
Edhe emërimi de facto i zv/ministrit Genti Cakaj si ministër, pa dekret presidencial, është pritur shumë keq në Bruksel.
Cakaj është deklaruar në thelb kundër qëndrimit gjerman, pra kancelares Merkel.
 
Reagimet nga BE vijnë si për ministrin e jashtëm, ashtu edhe për ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës, çka duket se edhe andej e shikojnë me nota pesimiste kabinetin e ri qeveritar.
Modifikuar më E Enjte, 24 Janar 2019 18:11
Login to post comments