Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Lekaj të Lushnjes.
Mësohet se shkak i përhapjes së zjarrit ka qenë pikërisht një ngrohëse me gaz, që ka dalë nga kontrolli.
Menjëherë zjarrfikësja dhe policia mbërritën në vendngjarje.
Nuk ka pasur asnjë të lënduar, por regjistrohet mjaft dëme materiale.