Arian Cani tallet dhe e turpëron ministren e Ramës në Zonë e Lirë

Premte, 25 Janar 2019 22:56

Për Besa Shahnin, intervista e parë në një emision të madh shqiptar, ka shkuar në mënyrën më të keqe të mundshme.
Prezentimin e parë në një emision të madh në Shqipëria, ministerja e re e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, nga Prishtina, nuk ka mundur ta paramendonte që do të mund të shkonte kaq keq sa shkoi.

Besa, e cila më gjasë ishte mashtruar nga fakti që Edi Rama kishte kaluar mirë me Arian Canin, kishte vendosur që t'i shkonte në dorë gazetarit më provokator në Shqipëri.

E gjithë intervista, e cila zgjati rreth 1 orë, kaloi në formën më të sikletshme të mundshme. Besa, sic e tha gjatë emisionit, ishte përgatitur që të shkonte të fliste për reformat në arsim, mirëpo Cani e kishte vënë në një kurth.

Pyetjet ishin krejtësisht rreth lidhjeve të saja, rreth atyre që kënd ajo e njeh në Shqipëri e kënd nuk e njeh, nëse e njihte Baton Haxhiun apo nuk e njihte. Duke i ditur akuzat e Rexhep Selimit, i cili i kishte thënë se Besa ishte mbesa e një ish zyrtari të lartë të UDB'së, Cani e shpenzoi një pjesë të bisedës duke e pyetur Besën për serbët, për serbishtën. Këto ishin momente kur ministerja e re e Arsimit ishte jashtëzakonisht e tensionuar dhe e pyeste Canin se përse po i bënte këto pyetje që nuk kishin lidhje me arsimin.

Kur po mendohej që nuk kishte se si të shkonte më keq një interviste, Cani e kishte ruajtur qershinë për në fund.

 

Ai ia bëri një test bizar Besës, duke ia vënë përpara disa fotografi të ministrave të arsimit të Evropës, dhe e pyeste nëse e dinte që nga cili shtet ishin ata. Këto ishin caste shumë të rënda për Besën, posacërisht kur ajo nuk e njihte as Ministrin e Arsimit të Gjermanisë. Nëse në ndonjë rast ajo e qëllonte dikënd, nisur nga mbiemri, atëheerë Cani e përgëzonte për suksesin e treguar ashtu sic përgëzohet një nxënës i shkollës fillore.

Besa vendosi ta ndërpriste këtë kuiz dhe këtë intervistë, derisa Arian Cani i thoshte që nuk kishte pse të dorëzohej kaq shumë, sepse nuk po dilte kaq keq.

Një turpërim të tillë nuk e ka pësuar asnjëherë, asnjë ministër i Shqipërisë, në asnjë intervistë televizive. Madje, me pak më shumë dinjitet trajtohej në intervista nga gazetarët e Shqipërisë edhe Ylli Pango, i kapur në flagrancë me një vajzë, ose Fatmir Mediu, i dyshuar për shpërthimin e madh në Gërdec./Gazeta Express/.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...