Ministrja e Ramës nuk njeh as homologun nga u kopjua Ligji Për Arsimin e Lartë

Saturday, 26 Janar 2019 17:48

Arsimi në Shqipëri është në pikë të hallit. Mbrëmë gjatë emisionit Zonë e Lirë , shqiptarët kuptuan se Rama e paska kaluar sektorin më të rëndësishëm, atë arsimor, nga shiu me Lindita Nikkollën, në breshër me Besa Shahinin.
Ministrja e sapo emëruar, ndonëse si eksperiencë promovon faktin se ka 1 vit e gjysmë që merret me arsimin e Lartë për shkak të ish-funksionit të saj si zv/ministre arsimi, ajo nuk mundi bdot të njohë homologun e saj britanik.
Për Besa Shahinin, drejtuesi i emisionit Arjan Çani, zhvilloi një test ku publikoi fotografitë e homologëve të ministres më të re të Ramës, dhe kjo e fundit duhet të gjente se kush ishin ata.
Mes fotografive ishte edhe e ministrit të Britanisë që sigurisht Besa Shahini nuk e njohu dhe as që ia kishte idenë më të vogël.
Nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe të mos njohësh homologët e tu, por në këtë rast tregon nivelin e ulët të ministres që nuk njeh as origjinën e ligjit më të rëndësishëm në sektorin që po drejton, Ligjit për arsimin e Lartë.
Shqipëria e ka kopjuar Ligjin për Arsimin e Lartë nga Britania, por këtë fakt nuk e di ministrja e re.
Këto ishin çaste shumë të rënda për Besën. Nëse në ndonjë rast ajo e qëllonte dikë, nisur nga mbiemri, atëherë Cani e përgëzonte për suksesin e treguar ashtu sic përgëzohet një nxënës i shkollës fillore.
Besa vendosi ta ndërpriste këtë kuiz dhe këtë intervistë, derisa Arian Cani i thoshte që nuk kishte pse të dorëzohej kaq shumë, sepse nuk po dilte kaq keq.
Një turpërim të tillë nuk e ka pësuar asnjëherë, asnjë ministër i Shqipërisë, në asnjë intervistë televizive.

Modifikuar më Saturday, 26 Janar 2019 20:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...