Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit si dhe ka sekuestruar 3 armë zjarri. Sipas policisë, arrestimit vijnë në kuadër të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Njoftimi i plotë nga policia:
– Sh. P., 27 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha” ka përndjekur ish – të dashurën.
– B. N., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas në rrugën “Vangjel Noti” ka vjedhur një sasi lekësh në një mjet.
– M. J., 44 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe dy armë zjarri “pistoleta”.
– D. A., 38 vjeç, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në rrugën “Ramazan Gaxherri” është ndaluar mjeti të cilin ky shtetas e drejtonte. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri “pistoletë”.
– F. K., 44 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten.
– E. H., 32 vjeç dhe E. P., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në Vorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një shtetasi. Nga veprimet e kryera dyshohet se janë autorë edhe të katër vjedhje të tjera banesash të ndodhura në Vorë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.