Basha thërrret veteranët e qëndresës në emër të lirisë

Hënë, 28 Janar 2019 14:28

Nga Azgan Haklaj

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar i shndërruar tashmë në parlament shpirtërorë të trashigimisë kulturore dhe patriotike të Kombit Shqiptar, i vetëdijshëm për momentin historik që kalon sot mbarë bota shqiptare, duke ndjek me vëmendje zhvillimet politike dhe proçeset integruese, të cilat vendosin fatin e shqiptarëve në Ballkan dhe Europë, shpreh mbështetjen e plotë e të pakushte për z Basha dhe opozitën shqiptare në betejën e pabarabartë por të vendosur, që forcat demokratike, progressive dhe atdhetare zhvillojnë prej 6-të vitesh për përmbysjen e regjimin despotik, antidemokratik e antikombëtar të Edi Ramës.
Kjo thirrje për liri, demokraci e dinjitet kombëtar vjen pikërisht në kohën e duhur, në janarin historik të shqiptarëve.
Janari është 551 vjetori i kalimit në amëshim i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, është 100 vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, arkitektit të Krujës së dytë dhe të intipendencës së Shqipërisë, 130 vjetori i Lidhjes së Pejës " Besa Besë", 103 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit, Robinhudit Shqiptar, i cili me kobure dhe trimërinë e tij legjendare i rivendosi piramidat e Atdheut dhe të Mitrovicës së bashkuar.
Janari është 100 vjetori i Konferencës së Paqes së Versajës, që shembi mbretëritë gjermane, ruse, turke, austro- hungareze por krijoi tri mbretëri armike të shqiptarëve, serbo- kroato- sllovene, greke, sovjetike.
99 vjet më parë u mblodh Kongresi i Lushnjes,
ku patriotët shqiptarë çertifikuan pavarsinë e Shqipërisë Londineze dhe i dëbuan nga trojet tona pushtuesit italianë e serbo-malazezë.
Me 17 janar 1982 u vra Robespieri Shqiptar Isuf Gërvalla, djaloshi zemër luan i Tropojës sëbashku me vëllain e tij Bardhoshin dhe Kadri Zekën, nga falangat e UDB-së dhe tradhtarët e Kombit.
35 vjetori i vrasjes të heronjëve të ri Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, rënë heroikisht në Kodrën e trimave në Prishtinë, janar 1984 dhe gjaku i derdhur i Pushkës së Parë të lirisë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, vrarë në janar 1997 na urdhërojnë të ngrihemi në kombë për liri dhe demokraci, për Mitrovicën, për Luginën e Preshevës, Çamërinë, Shkupin e Tetovën, Ulqinin e Tivarin
Masakra e Reçakut në 20 vjetorin e saj është apel i ndergjegjes kombëtare.
20 vjet më parë Bota u shokua nga kanibalizmi i regjimit gjakatar të kasapit Millosheviç.
Reçaku i ngjante krematoriumit të Hitlerit.
Janë keto arsyet që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar i përgjigjet thirrjes së z Basha me një Po të madhe e të vendosur nën moton;
O sot o kurrë për demokracinë, për Atdheun, për të realizuar ëndrren e Rilindjes Shqiptare, që shqiptarët të bashkohen nën siglën e një kombi, shteti, gjuhe e flamuri të vetëm.
Mirë u takofshim në protestën e madhe të 16 shkurtit, ditës kur sovrani shqiptar nën udhëheqjen e opozitës së tij do të marrë në dorë fatet e Atdheut.
Me dt 16 shkurt në Jubileun e pavarsisë të Kosovës, është finishi i Qeverisë Rama dhe i klikës së tij, e cila ka 6 vjet që i shërben trekëndshit antikombëtar Moskë-Beograd -Ankara, të cilët punojnë natë e ditë për ndarjen e Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare.
Me 16 shkurt të gjithë në shesh për të mbrojtur lirinë, demokracinë dhe Atdheun.
"Një Komb një vendim".
Rrezimi i qeverisë despotike, kleptokratike, kuislinge që ka uzurpuar institucionet demokratike duke shkatërruar shtetin e së drejtës, kapur prokurorinë, asgjesuar sistemin gjygjsorë, ka shitur pasuritë kombëtare strategjike, po përpiqet të asgjesojë fjalën e lirë, ka shitur Kauzën Çame dhe është angazhuar për ndarjes e Kosovës duke u bërë mëkëmbëse e Kalifatit Otomano-Ortodoks të Binomit Erdogan -Putin.
Të gjithë së bashku me 16 shkurt të mbrojmë demokracinë dhe Atdheun.
Misioni ynë historik kombëtar finalizohet në sheshet e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe Shenjtores Nënë Tereza dhe Bulevardin Deshmorët e Kombit me dt 16 shkurt.

Modifikuar më Hënë, 28 Janar 2019 15:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...