Diplomati lëshon deklaratën ‘bombë’: Shqipëria është narko-shtet, kapet vetëm 5% e drogës

Hënë, 28 Janar 2019 18:50

Në një investigim mbi trafikun e drogës, prestigjiozja angleze “The Independent” e konsideron Shqipërinë si “Kolumbinë e Evropës”. Në kohën kur zyrtarët shqiptarë raportojnë se kapen 10 për qind të sasisë që trafikohet, nga ana tjetër një diplomat perëndimor  thekson  se Shqipëria është kthyer tashmë në një narko-shtet.

Mes tjerash ai iu referohet shifrave duke shtuar se autoritetet shqiptare nuk arrijnë të kapin më shumë se 5 për qind  të sasisë së të drogës që kalon nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera.

“Kjo u lë trafikantëve kaq pasuri sa për të blerë autoritetet e porteve nga Roterdami në Izmir,” tha ai.  Në shkrimin e publikuar media britanike thuhet mes tjerash se Shqipëria është kthyer si seli qendrore e trafikut të drogës  në kontinentin e Europës.

Ky lloj trafikimi mendohet  se ka lidhje e përkrahje edhe nga radhët e politike, ndërsa lufta për çrrënjosjen e saj duket si një aventurë jo shumë  e lehtë pavarësisht kushteve dhe ofertave të për anëtarësim të Shqipërisë drejt BE-së.

“Është Kolumbia e Europës. Eshtë prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë. Eshtë një narko-shtet. Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”. theksoi një diplomat.

Gazetari përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ku sipas tij, emri iu publikua nga telefonatat dhe përgjimet me trafikantët. Mes tjerash, gazetari i medias britanike tregon me habi se si kryeministri Edi Rama qëndroi pranë tij duke mos lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.   Pasqyrim  të detajuar ka gjetur edhe Klement Balili, i cili u vetëdorëzua në polici me 15 janar dhe pak ditë më parë  kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës, Theodori Sollaku.

Në investigimi nënvizohet fakti se trafiku i drogës ka të përfshirë persona, që nga ish-kryetarët e komunave e deri tek ministrat në qeveri. Ky implikim sipas medias britanike i jep “forcë” këtij aktiviteti nga njëra anë dhe nga ana tjetër siguron mbrojtjen prej arrestimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...