Ana e errët e KLP, Marku e Rama “ortakë” me aksione të përbashkëta në drejtësinë e re

Hënë, 28 Janar 2019 21:59

Tejzgjatja e procesit të vettingut për listën prioritare nga KLP, përveç pjesës burokrate, shkonte edhe me një linjë logjike të asaj çfarë pritej të gatuhej me drejtësinë e re. Institucioni më i rëndësishëm që është vënë në pikëpyetje për integritetin dhe pavarësinë është KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), një dikaster me fuqi të fortë në emërimin, shkarkimin, apo edhe promovimin e prokurorëve të rinj. Prej këtij institucioni do kalojnë edhe kandidaturat e prokurorëve të SPAK (Struktura e Pocaçme Anti-Korrupsion) dhe BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit).

Vetëm një muaj pasi u zgjodhën e përzgjodhën 11 anëtarët e KLP-së, rezulton se në krye të saj është Gent Ibrahimi, minimalisht i paragjykuar për anësi politike, e vënë në dukje edhe nga opozita si (kunati i ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli). Gjithashtu ai vinte nga “Shkolla Soros”, me projekte të shumta të finacuara nga multimiliarderi problematik dhe me ndikime të forta në qeveri Xhorxh Soros.

Një individ i vetëm, sado me anëshmëri të dukshme, mund të mos ndikonte në KLP nëse anëtarët e tjerë do ishin “të pavaruar” e për më shumë me figurë të pastër. Por të gjashtë prokurorët që janë përzgjedhur në KLP kanë probleme ende të pambyllura mbi integritetin moral e për më shumë persona me pasuri të pajustifikuar.

Për katër prej tyre, Gentian Osmani, Besnik Cani, Arben Dollapaj dhe Antoneta Sevdari, është ankimuar vendimi i KPK-së (Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit) që i konfirmonte në detyrë. Ishin përfaqësuesit e huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të cilët konstatuan parregullsi në verifikimin e tre kritereve vlerësuese; për integritetin moral, aftësitë profesionale dhe justifikimin e pasurisë. Në të paktën një nga kriteret, katër prokurorët nuk i plotësonin, por KPK ndoqi dy standarte në vlerësimin e këtyre kandidatëve, duke “mbyllur” sy e veshë për ta.

Dy anëtarët e tjerë, Bujar Sheshi dhe Kosta Beluri mbajnë një “njollë” që vetëm “Partia” mund tua heqë… Sheshi rezultoi nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Për të është propozuar largimi nga detyra, por sërish fati i mëtejshëm i Sheshit varet nga kryeprokurorja Arta Marku dhe vendimi që do marrë KLP. Për Kosta Belurin nuk ka ankimim ndaj vendimit të KPK-së që e konfirmoi në detyrë, por ishte po ky Komision që propozonte hetimin disiplinor për rastin e hetimit të dosjes së ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, të cilën Beluri e mbylli, duke mos vijuar me hetim të thelluar.

Një pjesë e këtyre prokurorëve njihen si bashkëpunëtorë të të kryeprokurores Arta Marku. Mund të ngjajë në kufijtë e absurdit, por prokurorja që pastroi dosjet e qeverisë dhe njerëzve me të shkuar të fortë kriminale të lidhur ngushtësisht me Rilindjen, po provon të gjithë mënyrat për tu zgjedhur si Prokurore e Përgjitshme me mandat të plotë 7-vjeçar. Për të arritur deri në majë të organit të lartë të hetimit, nuk i mjafton njohja me “Manja & Felaj”, i duhet ndihma pikërisht nga KPL. Kryeqeveritari dhe kryeprokurorja e zellshme për të mbyllur dosje janë si një “shoqëria aksionere” që kontrollojnë KLP-në me ortakëri 50% njëri dhe 50% tjetri…/ boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...