Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka shtyrë me 5 shkurt vendimin në lidhje me drejtuesen e Krimeve të Rënda, Dinika Prelën.
Prokurorja Prela është vënë në shënjestër të Partisë Demokratike për një sërë problemesh të shfaqura në raport me ligjin. Ajo së fundi është akuzuar si pjesë e përgjimeve me kreun e bandës së Avdylajve.
Gjatë seancës së ballafaqimit në KPK përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs i drejtua Prelës me fjalët: “Dosja juaj më la një shije të keqe”. Gjithashtu problem tjetër që ka shfaqur drejtuesja e Krimeve të Rënda lidhet me pasurinë si dhe mospagimin e taksave nga bashkëshorti i saj.
Nga ana tjetër relatorja Xhensila Pine ka shtuar se Prela përmbush kriteret profesionale dhe pastërtinë e figurës dhe kjo i jep të drejtë për të vijuar detyrën.