Pse ka kaq shumë euro në Shqipëri, Antimafia: Pastrojnë paratë e drogës të shitur në Itali
Prokurori i Antimafias itaiane Federico Cafiero De Raho the sot se kriminaliteti shqiptar është specializuar në trafikun e drogës, të ardhurat e të cilëve riciklohen në Shqipëri.
"Siç dihet kriminaliteti shqiptar është specializuar në trafikun e drogës. Këtë e vërtetojnë me siguri të plotë hetime të shumta në Itali dhe në vende të tjera evropiane. Mjafton të mendojmë se të gjitha Drejtoritë e rretheve të antimafias italiane që janë duke zhvilluar hetime kundra organizatave kriminale që i janë të përfshirë në trafikun e drogës ka dhe shqiptarë.
Deri në këto moment janë krijuar skuadra të shumta të përbashkëta hetimore që bashkëpunojnë në të dy brigjet e Adriatikut. Në kohët e fundit të drejtorisë së antimafias italiane kemi pasur mbledhje me magjistratë e prokurorisë për krimet e rënda dhe mbledh
Trafiku i lëndëve narkotike po aq i njohur i bën të mundur organizatave kriminale të përftojnë fitime shumë të mëdha që investohet në blerje të tjera të sasive të mëdha droge dhe pjesa tjetër më e madhe riinvestohet. Prokuroritë italiane kanë një vëmendje të veçantë aspektit të riciklimit e parave të ardhura nga kriminaliteti.
Eksperienca që del nga hetimet na bën të konfirmojmë se vetëm në raste të radha fitimet nga trafiku janë fshehur apo riinvestuar në itali.
Ka mundësi shumë të lartë që pastrimi i parave të ndodhë në vendin e origjinës së pjesëmarrësve të organizatës kriminale. dhe në këtë rast në Shqipëri", tha ai.