“Ne do të jemi këtu çdo moment”, banorët e Astirit paralajmërojnë autoritetet: Ja çfarë ju pret

Tuesday, 29 Janar 2019 17:59

Teksa po bëhen 3 muaj nga nisja e protestës së tyre, banorët e Astirit janë shprehur se nuk kërkojmë më shpërblime dhe lëmoshë, por largimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt pasi sipas tyre, ata janë persona të padëshiruar në Unazën e Re.

“Ju keni shkaktuar një dëm të madh tek fëmijët tanë por jo tek ne prindërit e tyre sepse ne do të durojmë deri në fund. Unaza e Re është simboli i qëndresës, i rezistencës, është simboli i njerëzve që nuk tërhiqen për të drejtën e tyre. Ne do të jemi këtu në çdo lloj ore, kushdo që vjen të shembë shtëpitë tona i pret benzina, i pret rezistenca jonë”, – u shpreh njëri nga banorët gjatë fjalës së tij.

Një banore e ardhur enkas nga Shkodra në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit u shpreh: “Këta janë motrat e vëllezërit tanë jo tuajt sepse ju po tentoni t’jua prishni banesat. Edi Rama, mos bëj lojëra por të lutem ik sa më parë. Me datë 16 shkurt futu diku që të mos të shikojë njeri më”.

Si cdo natë protestës së banorëve të Astirit i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ku u shpreh se KPL është mbushur me kunetër e simpatizantë partie dhe sipas tioj me këta nuk mund të ketë drejtësi.

“Kryeprokurorja, Veliaj dhe pushtetarët janë fshehur sepse me 16 shkurt do të shkulen nga qeverisja. Kjo protestë inspiron cdo qytetar për të luftuar për të drejtat kushtetuese që iu jep ligji. Nga ky shesh nis 16 shkurti Edi Rama, ke dy opsione: a të rrëzohem a të dorëzohem, ndaj të bëjmë thirrje, dorëzohu sepse ndryshe do të rrëzojmë dhe do të hedhim aty ku e meriton”, – u shpreh Balliu ndër të tjera.

Sipas Balliut, Kryeministri nuk Rama nuk ka asnjë takim me homologët, nuk ka asnjë takim me qytetarët por sipas tij ka takime me Balilajt.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të vërtetohen vjedhjet e e qeverisë dhe PPP-të ku sip[as deputetit, Arta Marku është e para pasi nuk iu jep asnjë sqarim qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...