Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pritet të vizitojë Tiranën në muajin mars. Vuçiç do të jetë pjesë e temës së diskutimeve në Samitin që do të zhvillohet në kryeqytet.
Vuçiç ka bërë të ditur konfirmimin e pjesëmarrjes së tij në një takim të zhvilluar me homologun e tij slloven.
Ai ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon.
Diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës pritet të jenë temë e diskutimeve edhe në Tiranë në Samitin e Brdo-Briunit, në datat 7 dhe 8 mars.