Përcaktohen gjyqtarët që do shqyrtojnë dosjen e Klement Balilit

E mërkurë, 30 Janar 2019 11:03

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u hodh shorti për caktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e Klement Balilit.

Trupa gjykuese përbëhet nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Pak ditë më parë dosja për Klement Balilin shkoi në gjykatë. Ndërkohë Avokati i Balilit ka dorëzuar edhe një kerkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Pretendimi i mbrojtësit ligjor pritet të shqyrtohet ne seancën e parë të gjykimit te çështjes.

Në dosjen e prokurorise thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit Maj 2015 shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA- s në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qëndrore. 

Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës në pronësi të kompanive që zotërohen nga shtetas grekë dhe përdorin si përfaqësues të këtyre firmave njërëz të ndryshëm. 

Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

Modifikuar më E mërkurë, 30 Janar 2019 11:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...