Për të tretën ditë me radhë, euro vijon të rimëkëmbet në tregun valutor vendas. Krahasuar me ditën e marte, monedha europiane blihet me 0.3 lekë më shumë. Referuar të dhënave të mundësuara nga “Credins Bank”, sot euro blihet me 124.50 lekë dhe shitet me 125 lekë.
Dollari amerikan në luhatshmëri pozitive. Blihet sot me 108.80 lekë dhe shitet me 109.50 lekë.
Paundi britanik është në pozita zhvlerësuese, me 0.6 lekë më pak se një ditë më parë. Ai blihet sot me 142.10 lekë dhe shitet me 143 lekë.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
EUR/ALL 124.50 -125.00
USD/ALL 108.80 -109.50
GBP/ALL 142.10 – 143.00
AUD/ALL 78.20 – 79.00
CAD/ALL 81.80 – 82.50
CHF/ALL 109.00 – 110.00.