Dokumenti/ Bujar Sheshi e pranon: Mbiemri im i mëparshëm ka qenë “Shesha”

E mërkurë, 30 Janar 2019 21:45

Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), mohoi që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, madje edhe kallëzoi penalisht drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve, duke pretenduar se ka fallsifikuar dokumentat dhe ka shpërdoruar detyrën gjatë verifikimit të personit të tij.

Në kallëzimin e tij, dorëzuar Prokurorisë së Tiranës, prokurori Sheshi pretendon se nuk është ai personi, për të cilin Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar të dhëna se ka qenë në shërbim të ish-shërbimit sekret të diktaturës. Ndër të tjera, ai argumenton se Autoriteti, në vendimin e tij, i referohet personit “Bujar Shesha”, ndërkohë që mbiemri i tij është “Sheshi”.

Por, në një tjetër dokument, i nënshkruar po prej vetë prokurorit Sheshi, ai pranon se më parë ka pasur mbiemrin “Shesha”, i cili është ndryshuar në “Sheshi”.

Në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimin”, prokurori Bujar Sheshi shënon: “Në dokumentat e mëparshëm të identifikimit, mbiemri ka pasur një gabim të shkronjës së fundit, ka qenë ‘Shesha’ dhe është korrigjuar zyrtarisht në ‘Sheshi’”.

Prokurori nuk shënon se cilat akteve u referohet, kur shënon “dokumente të mëparshëm” dhe gjithashtu nuk thotë as kohën se kur është bërë ndryshimi i mbiemrit nga “Shesha” në “Sheshi”.

Por, gjithësesi, ai ka shënuar me dorën e tij se mbiemri i mëparshëm ka qenë “Shesha”, i cili përputhet pikërisht me gjeneralitetin e personit që ka verifikuar Autoriteti i Dosjeve dhe që është prokurori i Apelit për Krime të Rënda, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi.

Autoriteti i Dosjeve, në vendimin nr.12, dt.22.01.2019, konstatonte se: “Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna: ‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin “Venusi”, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974”.

Prokurori Sheshi pretendon se disa gjeneralitete të personit të verifikuar nga Autoriteti i Dosjeve nuk janë të tijat, duke iu referuar kryesisht mbiemrit, i cili është “Shesha” nga “Sheshi që e ka ai, si edhe atësisë, i cili në dokumentin e Autoritetit është “Rasim”, ndërsa reali është “Ramiz”.

Por, pas publikimit të formularit të “Dekriminalizimit”, rezulton se një prej pretendimeve të tij, pikërisht ai për mbiemrin e pasaktë, rrëzohet. Ai vetë e ka pranuar se mbiemrin e mëparshëm e ka pasur “Shesha”. Pra, rrethi i gjeneraliteteve ndërmjet personit të verifikuar nga Autoriteti me ato të prokurorit Sheshi ngushtohet aq shumë, sa që ngjashmëria është thuajse identike.

Modifikuar më E mërkurë, 30 Janar 2019 21:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...