Shqiptari që u ngjit në Everest refuzon ftesën e Ramës: Nuk bëhem fasadë e keq qeverisjes

E mërkurë, 30 Janar 2019 20:58

Alpinisti shqiptar Flori Haçkaj, i cili arriti të ngjisë edhe majën e Everestit, i ka thënë publikosht ‘JO’ ftesës së ambasadës shqiptare në Bernë të Zvicrës, e cila e kishte ftuar në samitin e diasporës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haçkaj thekson se arsyeja e refuzimit të ftesës ëhstë keqqeverisja e Edi Ramës.

Ja postimi i Haçkajt:

Pas samitit te pare te diaspores, i cili ishte "shume i suksesshem" ne biznesin dhe lidhjet e gjeneruara midis shqiptareve neper bote...lideri suprem, vendos te mbaje samitin te dyte.

Me nje shqipe te kulluar dhe nje ftese pa date, i madhi na fton ne "kuvendin e madh te Lezhes te 2019". Shpresoj qe autografet e tij ne librin Kurban si dhe ndonje pikture e te madhit te jene pjese thlebesore e samitit.

Pertej shakave, falenderoj ambasaden shqiptare ne Berne qe me ftoi, por per shkak te keqqeverisjes me duhet te bojkotoj kete mbledhje te dyte.

Nuk pranoj te behem pjese e fasades se qeverise, qe deshiron ta shese kete takim si nje perjekje e saj ne bashkimin e shqiptareve si dhe ta perdore kete takim per te gjeneruar fonde pa fund, ne pergatitjen e samitit, ku dihet qe perfituesit do jene disa njerez te afert te qeverise me reklamat, biletat e transportin ne pergjithesi, printimet, kateringun etj, si dhe entiteti privat qe perfitoi te dhenat e te gjitheve pjesemarresve te samitit te pare dhe i perdori ato per interes personal, nderkohe qe samiti ishte i thirrur nga qeveria dhe pjesemarresit moren pjese me kostot e tyre.

Neveri per kete qasje kaq te padrejte ndaj shqiptareve ne pergjithesi dhe diaspores ne veçanti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...