Në Shqipëri nuk ka një laborator droge i cili të japë siguri për ushqimet

E mërkurë, 30 Janar 2019 21:57

Ekspertët ngrenë alarmin për situatën e krijuar duke u nisur nga vëzhgimet e kryera, ndërsa shtojnë se në vendin tonë nuk funksionojnë shumë hallka.

Sa të sigurta janë ushqimet që konsumojmë? Bllokimi i 41.7 ton bananeve në portin e Durrësit, të nisura nga Costa Rika, ka kthyer sërish këtë pyetje dhe shqetësim tek qytetarët.

Përgjigja që vjen nga ekspertët nuk është aspak qetësuese, pasi ata thonë se jemi në një situatë alarmante.

Esmeralda Ballesha: Jemi në një fazë alerti. Të gjithë jemi të shqetësuar për produktet që konsumojmë pikërisht sepse siguria ushqimore nuk është në nivelet e duhura.

Ekspertja, Esmeralda Ballesha, shprehet se mungesa e garancisë së ushqimeve që përdorim çdo ditë vjen si pasojë e mosfunksionimit të disa hallkave, teksa shton se nevojitet edhe përmirësim i kuadrit ligjor.

Esmeralda Ballesha: Kemi probleme edhe te pjesa e doganave, pjesa e importit. Kjo vjen për arsyen se në shtetin shqiptar pjesën më të madhe të produkteve që konsumojmë i kemi produkte importi, prandaj atje alerti është më i madh. Dhe ende kemi një pjesë të madhe të laboratorëve të pacertifikuar. Kemi probleme jo vetëm të kontrolleve që bëhen nga AKU por edhe monitorimin në vazhdimësi të atyre që kanë pasur probleme.

Më të vëmendshëm duhet të tregohemi për produktet e mishit, nënproduktet e qumështit si dhe frutat e perimet.

Esmeralda Ballesha: Duhet të kontrollohet gjithmonë origjina e tyre përsa është e mundur. Tek produktet që janë të konservuara, jetëgjatësia e tyre dhe shpesh herë duhet të shikohet dhe etiketa.

Ndërkohë Komisioni parlamentar i Ligjeve ka ngritur grupin e punës mbi propozimet e AKU-së për ndryshime në Kodin Penal.

Amendimet parashikojne burg për ata që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve përmes shkeljeve të sigurisë ushqimore

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...