'Zëri i Amerikës' një dritë shprese në fund të tunelit…

E Enjte, 31 Janar 2019 10:48

NGA KASTRIOT ISLAMI

 

Më së fundmi, ZËRI i AMERIKËS, në një emision të datës 30 janar 2019, filloi të grisë maskën e të zbulojë bëmat e zullumet e Sektit të Ramës, të cilat shumica e shqiptarve i kanë njohur shumë mirë dhe i kanë mbajtur mbi kurriz prej më shumë se 20 vjetësh.

Edi Rama, me zullumet e tij kishte shkuar madje shumë larg, jo vetëm duke i nxirrë jetën shqiptarve por edhe duke sulmuar partnerët e Shqipërisë, ndohma dhe kontributi i të cilëve ishin dhe mbeten një dritë shprese për shumicën e shqiptareve.

Ndër më pikantet janë i) sulmi i Ramësëndaj kandidatit Donald Trump të cilin ai e cilësoi si “turpin e njerzimit” dhe e bëri thirrje amerikanëvë të mos votojnë kandidaturën e tij për president e tani përpiqet ta takojë duke paguar shuma të majme për lobistët që punojnë për Serbinë dhe BiH; ii) votoi disa herë në OKB kundër interesave amerikane duke e vendosur vëndin në grupin e “vëndeve jo mike të SHBA”; iii) cilësoi së fundmi Zërin e Amerikës si “kazan” sepse ky televizon filloi të grisë maskën e lidhjeve të qeverisë Rama me korrupsionin e krimin; dhe iv) me rolin e tij parësor për cënimin e integritetit të Kosovës po tenton tinëzisht ti ngulë thikën as shpine  kancelares gjermane Merkel duke rrezikuar pavarësinë e Kosovës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Me sjelljet e tij Rama i ka mbyllur shqiptarve rrugën e integrimit në Europë duke i nxitur ata ose ti nënshtrohen varfërisë e mjerimit të shkaktuar nga qeverisja e tij ose të emigrojnë duke boshatisur vëndin. Këtë rol shkatërrimtar Rama ka arritur ta luajë me sukses edhe sepse kishte arritur të komprometonte disa zyrtarë ndërkombëtarë me mjetet e metodat korruptive të ‘diplomacisë së kavjarit” të cilët jo vetëm heshtën për shumë kohë, por edhe e ndihmuan Ramën të vendosë nën kontroll gjithcka, deri edhe sistemin e drejtësisë së reformuar. Në fund të tunelit të errët për shqiptarët, emisioni i fundit i Zërit të Amerikëska hapur një dritë të vogël shprese se gjërat edhe mund të ndryshojnë për shqiptarët, një shpresë që ka filluar të lindë nga grisja e maskës së kësaj bande kriminale që ka marrë peng gjithcka e mbi të gjitha edhe votën e qytetarve.

***

PPSH për gati 15 vjet u transformua dhe reformua nëPSSH, një parti socialdemokrate e tipit perëndimor, anëtare e PES dhe IS.  Kurse pas vitit 2005, me ardhjen në krye të saj, Edi Rama e transformoi PSSH në një Sekt të kontrolluar nga lidhjet me oligarkinë, korrupsionin, krimin dhe trafiqet. Me ardhjen e tij në pushtet në vitin 2013, drejtimin e kupolës së këtij Sekti,me në krye Edi Ramën,do ta përbënin kryesish trashëgimtarë dhe ish-pinjollë të nomeklaturës së lartë komuniste. Anonimë, manenikë e kukulla, me formim mediokër e të dyshimtë dhe pa kontribute e eksperiencë me prirje perverse. Individë të korruptuar dhe lehtësisht të korruptueshëm. Banditë e kriminelë dhe personazhe politike pranë Ramës, në nivel qëndror e vendor, që shumë shpejt do të lidheshin me klanet mafioze dhe trafikantët e drogave, për të blerë vota e kërcënuar votuesit. Për të përfunduar së fundmi në një bandë në shërbim të një individi dhe në përbërje të së cilës do ishte një amalagamë anonimësh, injorantësh e të paditurish, gardistësh agresivë e të babëzitur për pasuri të paligjshme, kriminelësh e klanesh mafioze, që po e cojnëvëndin me shpejtësi drejt humnerës e rrënimit ekonomik e social, dhe po detyrojnë shqiptarë të emigrojnë duke boshatisur me shpejtësi vëndin. Vëndi është më i rrezikuar se kurrë më parë…për më tepër që kjo bandëhajdute e kriminale, maskarenjsh, po përpiqet te qëndrojë në pushtet me cdo mjet e mënyrë, duke u përpjekur madje edhe të strehohet në strofkën e nacionalizimit të sëmurë dhe duke tradhëtuar interesat publike e kombëtare, po rrezikon integritetin e stabilitetin kombëtar e rajonal!

PS në vitin 1991, kishte në drejtimin e saj një numër të madh të rinjsh të ardhur nga lëvizja studentore dhe profesorësh, akademikëshe intelektualësh me formim perëndimor e reputacion në të gjithë vendin. PS e transformuan në periudhën 1991-2005 nga puniste në socialdemokrate pikërisht këta të rinj energjikë dhe profesorë të nderuar, akademikë e shkencëtarë me reputacion si brënda ashtu edhe jasht vëndit. Madje në një betejë të brëndshme mjaft të ashpër me konservatorët, trashëgimtarët dhe pinjollët e ish-nomeklaturës së lartë komuniste, që synonin ruajtjen e ndikimit të tyre dhe të drejtimit të një prej partive më të mëdha të vëndit. Synim që ja arritën ta realizonin vetëm me ardhjen e Edi Ramës në krye të PSSH në vitin 2005.

Në vitin 2005, Rama me vendosjen në krye të PS, fillimisht largoi ose margjinalizoi të gjithëindividët e aftë, të rinjtë energjikë dhe profesorët e individët me vlera e kontribute pedagogjike, shkencore e akademike, pra të gjithë ata që kishin reformuar PSSH, duke keqpërdorur ose kompromentuar për qëllimet e tij të mbrapshta njëkohësisht edhe ndonjë prej tyre.

Më e rënda do tëndodhte pas vitit 2013, me vendosjen e Ramës nëkolltukun e kryeministrit. Ai menjëherë në krye të qeverisë do të fillonte të zbulonte synimet e vërteta me ndërtimin e Sektit tëRilindjes, duke zëvëndësuar të gjithë këto individë me vlera e kontribute, me tituj e me grada shkencorë,me personazhe me profile kriminale, me individë pa nivel dhe me formim të dyshimtëuniversitar që zotëronin pasuri të paligjshme dhe me persona të parashutuar që nuk kishin asnjë meritë e kontribut në PS por dalloheshin vetëm për servilizëm e klintelizëm ndaj Ramës. Lidhje që Rama i kishte formësuar gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës. Me të tillë personazhe, përfshi edhe një rezervuar individësh perversë nga Mjaft e G99, do të ndërtohej qeveria e Sektit tëRilindjes që do të drejtonte vëndin për 5 vjet, dhe që shumë nga ministrat e drejtuesit e institucioneve kryesore kushtetuese e të rëndësishme të vendit do të rezultonin të paaftë, të korruptuar dhe të dështakë. 

Vëndin e profesorëve e të akademikëve në kuvend, në drejtimin e PS dhe nëqeveri e postet kryesore nëekzekutiv do ta zinin individë me rekorde kriminale apo individë të lidhur me klanet mafioze brënda e jasht vëndit dhe trafikantët e drogave, por edhe shumëtë tjerësi dhe individë me pasuri të dyshimta, oligarkë, manjatë të medias dhe manenikë injorantëe servilë, me formim të cunguar universitar e intelektual.Sekti i Rilindjes do të perceptohej nga publiku si një amalgamë individësh të korruptuar, të inkriminuar dhe mediokër.

Ndërkohë, Rama për të forcuar pushtetin personal, vendosi dhe aktivizoi lidhjet direkte me të gjithë bandat më të rrezikshme në vënd, si dhe klanet e familjet mafioze, aktive në Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korcë, Lezhë, e gjetiu, të cilët do ti ushqente me tendera, koncensione dhe prona e pasuri kombëtare, në shpërblim të blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve.

Rama po ashtu do të forconte lidhjet me të gjithë klanet e familjet mafioze të trafikantëve të drogave duke synuar dhe arritur që së bashku të vendosnin nën kontroll Ministrinë e Brëndshme, duke u shndërruar në grupime të rrezikshme, në nivel rajonal e europian, për shkak të lidhjeve të fuqishme politiko-mafioze me Ramën dhe ndikimit e lodhjeve të fuqimshme me ministrat e brëndshëm, por edhe shumë nga drejtorët e rëndësishëm në Ministrinë e Brëndshme.

Ndërkohë Rama zëvëndësoi të gjithë ata që kishin demokratizuar e reformuar PS me injorantë, mediokër, intrigantë, kukulla dhe manekinë që do ti serviloseshin Ramës dhe njëkohësisht ai do ti përdorte si mish për top sa herë që do të ishte e nevojshme për të sulmuar kundërshtarët brënda dhe jasht partisë, më tipikët do të ishin Taulant Balla, Saimir Tahiri, e të “fortë” të tjerë të ardhur nga doganat, burgjet, drejtësia, e tjerë.

Rama ngrit dhe forcoi pozitat e disa oligarkëve vendorë si Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Armando Subashi, e tjerë duke i dhënë mundësi të ngrinin kështjellat e oligarkisë dhe inkriminimit vendor rreth të cilëve do të grumbulloheshin përfitues të pronave e pasurive vendore si dhe banditëe kriminelë vendorë, me synimin e qartë të blerjes së votave dhe kërcënimin e votuesve, pra për forcimin dhe sigurimin e pushtetit personal dhe të kupolës së tij oligarkike e kriminale.

Rama ndërkohë nxiti lidhjet dhe bashkëpunimin mes këtyre grupimeve, mes oligarkëve dhe kriminelëve, mes të fortëve dhe kriminelëve, mes manekinëve, injorantëve, dhe oligarkëve e kriminelëve për ti ndërsyer të gjithë bashkë kundër opozitarëve të Ramës, brënda dhe jasht PS por edhe për të blerë vota e kërcënuar votuesit me një synim të vetëm, forcimin e pushtetit personal të Ramës.

Të gjithë“ushtarët” e Ramës, oligarkë, kriminelë, të paaftë, manenikë, të fortë, servilë të të gjithë ngjyrave e kallëpeve do të shpërbleheshin sipas kontributit për Sektin e Rilindjes dhe arrogancën e agresivitetin ndaj kundështarëve. Media e lidhur dhe e sponsorizuar dhe e mirëpaguar me paratë e pista tëkorrupsiont, krimit dhe trafiqeve do të ngrinte ushtrinë e “gardistëve” aktivë në median e shkruar dhe elektronike si dhe në rrjetet sociale për të mbrojtur të gjithë bëmat e zullumet e Ramës dhe sulmuar të gjithë kundërshtarët e ndershëm dhe opozitën. Manjatët e medias, të bashkuar me oligarkët e politikës dhe oligarkët e biznesit do të viheshin në shërbim të Ramës në shkëmbim të përfitimeve të majme, duke u shndërruar ndërkohë nënjë bandëpersonazhesh të neveritshme dhe të urryera për publikun e gjërë.

Përfundimisht mund të thuhet pa hezitim se Sekti i Rilindjes dhe qeveria Rama janë të lidhura ngushtëe të bëra njësh me kriminelët dhe oligarkët të cilët së bashku kanë krijuar njëSekt të fuqishëm që kontrollon qeverisjen e vëndit në nivel vendor e qëndror. Aktualisht është e vështirë të ndahet nëse bandat kanë vënë nën kontroll Ramën apo Rama drejton bandat.

Kohët e fundit, për shkak të rrijtes së zemërimit qytetar, studentët por edhe grupe te tjera interesi janë ngritur në protesta të fuqishme dhe duket se shumë shpejt do të shpërthejnë revoltat në të gjithë vendin. Rama, i friksuar dhe nëpanik, largoi 10 ministra rilindas nga qeveria që mbyllën gojën nga frika dhe implikimet në zullume të përbashkta me Ramën dhe shumë të tjerë, shërbëtorëtë kompromentuar e bashkëaksionerë të Ramës, të majmur nga paratë e pista, duke i zëvëndësuar me anonimëe mediokër, me formim të dyshimtë arsimor dhe pa asnjë kontribut apo vlerë, me synimin e shpëtimit të pushtetit tëtij personal.

Madje Rama i friksuar në ekstrem, njëlloj sic veproi me Tahirin, duket se është gati që disa prej tyre ti largojë nga PS dhe ti cojë para drejtësisë për ndëshkim, në mënyrë që të shmangë veprimin e SPAK ndaj bëmave dhe zullumeve të tij e të familjes së tij. Ky do të ishte një hap tjetër drejt rrënimit të këtij sekti të rrezikshëm për vendin e shqiptarët, ndërkohë që Rama mendon se do të mund të shpëtojë duke u afruar më shumë dhe bërë njësh me mediokritetin, paaftësinë, injorancën, krimin e trafiqet, oligarkinëe nepotizmin.

I gjithë ky transformim negativ ka ndodhur vetëm në 20 vjet nën ideimin dhe orkestrimin e Ramësdhe është realizuar me ndihmën e sektit të tij të rrezikshëm, duke nisur me zëvëndësimin e të rinjvë energjikë dhe të profesorëve, akademikëve, intelektualëve me reputacion me njerzëz të klientelës së tij, mediokër, kriminelë, banditë, oligarkë, trafikantë, manenikë, të pashkolluar, pa kontribute, pa eksperiencë, anonimë,  dhe sot vëndi ndodhet në udhëkryq e të gjithë qytetarët e pashpresë vetëm ankohen dhe s’gjejnë forca për tu organizuar e ndryshuar gjëndjen, por vetëm mendojnë të largohen nga vendi e të emigrojnë. Dhe për ta hedhur jo vetëm Shqipërinë por edhe Kosovën në humnerë, banda e këtij Sekti të rrezikshëm po kërkon të strehohet në strofkën e nacionalizmit të sëmurë e aguridh, duke kërcënuar integritetin dhe stabiltetin e trojeve shqiptare por edhe të gjithë rajonit e ndoshta edhe më gjërë, duke tradhëtuar edhe interesat e integrimit europian…

Emisioni i fundit i Zërit të Amerikës ka hapur një dritë shprese në fund të tunelit të errët për shqiptarët….Të cilët po përgatiten për të shporrur dhe ndëshkuar këtëbandë maskarenjsh si bandë kriminale tradhëtarësh…!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...