Komuniteti i Inteligjencës së SHBA: Ballkani Perëndimor në rrezik

E Enjte, 31 Janar 2019 17:03

Mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimet kryesore për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për vitit 2019, thuhet në një raport të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së rreth vlerësimit të kërcënimeve në botë për vitin 2019.

Sipas këtij raporti, Rusia do të tentojë të shfrytëzojë tensionet etnike në Ballkan dhe korrupsionin që është në nivele të larta, për të penguar rrugën euro-atlantike të vendeve të këtij rajoni.

“Ballkani Perëndimor, pothuajse me siguri do të mbetet ende në rrezik për të pasur dhunë të nivelit të ulët dhe ndoshta të ndonjë konflikti të hapur ushtarak gjatë vitit 2019. Rusia do të kërkojë të shfrytëzojë tensionet etnike dhe nivelet e larta të korrupsionit për të penguar vendet e këtij rajoni që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thuhet në raport.

Sipas raportit, grupi militant Shteti Islamik dhe organizata terroriste Al-Kaida, vazhdojnë të konsiderohen rrezik për sigurinë në botë.

Në raport thuhet se grupi militant Shteti Islamik, ende urdhëron mijëra luftëtarë në Siri dhe Irak dhe ka mijëra mbështetës nëpër botë, pavarësisht humbjeve që ka pësuar në territor.

Sipas ISIS-it me shumë gjasë do të vazhdojë të kryej sulme jashtë territorit të Irakut dhe Sirisë kundër kundërshtarëve rajonalë dhe perëndimorë, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“ISIS-i po kryen sulme në Irak dhe Siri për të minuar përpjekjet e stabilizimit dhe për t’u hakmarrë kundër armiqve të saj, duke shfrytëzuar tensionet mes sekteve në të dy këto vende. Në vlerësojmë se ISIS-i do të kërkojë të shfrytëzojë situatën duke përfshirë pakënaqësitë sunite, paqëndrueshmërinë shoqërore dhe mungesën e shtrirjes së forcave të sigurisë, për të rifituar territor në Siri dhe Irak, për një afat më të gjatë”, thuhet në këtë raport.

Një pjesë e këtij raporti flet edhe për kërcënimin që mund të vijë nga organizata Al-Kaida. Kjo organizatë sipas këtij raporti, mbetet një sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për vitin e ardhshëm. /Rel/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...