Përmes 77 votash kundër mazhoranca ka rrëzuar sot kandidatin e dytë të propozuar nga Presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Përmes këtij votimi mazhoranca ka rrëzuar dekretin e Metës, duke hedhur poshtë emrin e Bahri Shaqirit.
Në një seancë të mëparshme, shumica rrëzoi dhe kandidaturën e Vitore Tushës, e cila u propozua e para nga Presidenti Meta për të drejtuar KLSH-në.
																					
								
 
 
						
																									
																									





