Xhixho: Jo koncesione privatëve në Tiranë

E Enjte, 31 Janar 2019 20:44

Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës kundërshtoi sot projektin për parkimin privat me koncesione.

Në emër të këshilltarëve të LSI, Erisa Xhixho paraqiti argumentet se përse vota e tyre është kundër.

Qëndrimi i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës për Parkimin

Në argumentimin tuaj kjo nevojë vjen për t’i ardhur qytetarëve me më shumë shërbime alternativë në pagesat për parkime dhe këtu padyshim të gjithë do binim dakord që pagesa ti ketë të dy opsionet si me SMS si dhe me kupon fizik.

Por qëllimi i këtij projekt-vendimi është totalisht një koncesion i manipuluar dhe këtë po e sqaroj konkretisht.

Ju thoni mjaft qartë në relacion që Shoqëria Përfituese do të përfitojë komisionin, i cili do të kryhet nga qytetarët që përfitojnë nga shërbimi i parkimit publik. Pra privati ti jepet prona publike, në këtë rast trotuari ose rruga, dhe nëse marrim një mesatare 1,5 m2 që do ti duhen hapësirë publike për vendosjen e makinës për 35 rrugë të parashikuara, duke marrë një mesatare që kostoja e 1 m2 në rrugët kryesore të Tiranës kushton 2 mijë euro m2, i bie me matematikë të thjeshtë: për 52.5 m2 pronë publike me një vlerë afërsisht 105 mijë euro që automatikisht do të shkojnë për dobi të privatit.

Nga ana tjetër kjo i lihet pa afat shoqërisë përfituese duke i siguruar vjeljen e të ardhurave të pakufizuara në kohë.

Ky rast është i njëjtë me koncesionet pasi vihet në përdorim hapësira publike dhe të ardhurat e kësaj kompanie do të vijnë nga një aktivitet që zhvillohet në pronë publike, gjithashtu rrit çmimin e parkimit për qytetarët që edhe kaq saç është sot e kanë shumë të shtrenjtë. Kur kjo bashki ngeli duke gënjyer për Kartat e Rezidentit që do ti përjashtonte nga pagesa qytetarët rezident.

E vetmja zgjidhje që do të mbështesim është që vetë Tirana Parking me që trumbetohet që është e suksesshme dhe ka prodhuar të ardhura, t’i blejë vetë makinat e pagesave dhe t’i menaxhojë vetë. Ne mendojmë se shërbimet publike duhet të jenë në shumicën e tyre përgjegjësi e bashkisë. Dhënia e shërbimeve publike në shumë raste nuk kanë rezultuar të suksesshme dhe nëqoftë se ka vend për t’u kthyer në Bashki, nuk ka pse mos bëhet.

Ne si grup Këshilltarësh të LSI, nuk do jemi për koncesione e privatizime pa një arsyetim të plotë dhe në konsultim me publikun.

Propozimi i sotëm është qartësisht një koncesion i pastër që rrit vlerën e pagesës me 100 lekë dhe padyshim ne nuk bëhemi pjesë e kësaj vjedhje të qytetarëve.

Modifikuar më E Enjte, 31 Janar 2019 20:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...