Emigranti shqiptar i shpëton dy herë vdekjes

Premte, 01 February 2019 08:39

Duket se fati e ka ndihmuar një të ri shqiptar, që jetonte në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Firence. Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari një 30-vjeçar po udhëtonte me makinë, kur para tij kishte ndodhur një aksident.

Një furgon që drejtohej nga një kinez, ishte përmbysur në rrugë, ndërsa shqiptari mrekullisht nuk ishte përplasur.

Duke mos dashur të qëndronte në rrugë, nga frika se makinat e tjera mund ta përplasnin për vdekje, shqiptari ka vendosur të kalojë hekurat rrethues të rrugës.

Duke menduar se aty do të kishte tokë të butë, por në fakt aty ka rrezikuar më shumë jetën.

Ai ka rënë në një rrëpirë prej më shumë se 10 metrash duke përfunduar në një përrua të rrëmbyeshëm. Fatmirësisht në vendin e ngjarjes kishte mbërritur policia dhe zjarrfikësit, duke ndërhyrë menjëherë.

Janë dashur më shumë se 2 orë që ai të nxirrej nga përroi, me disa dëmtime të vogla, por pa probleme për jetën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...