“Më paguaj ose do të publikoj fotot intime”, shqiptari vihet në pranga

Premte, 01 February 2019 09:31

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi kishte shantazhuar një 14-vjeçare greke se do ti publikonte foto dhe video nudo nëse ajo nuk pranonte kërkesat e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Messini, ku e mitura greke kishte kontaktuar më shqiptarin në Instagram, ku kishin shkëmbyer edhe fotot.

Mediat greke raportojnë se shqiptari pasi i kishte marrë fotot e vajzës e kërcënonte dhe e shantazhonte atë.

 

Fotot dhe videot e vajzës kishin filluar të shpërndaheshin, ndërsa vajza së bashku me nënën e saj bënë denoncimin në polici.

Login to post comments