4500 divorce janë rregjistruar nga të dhënat më të fundit të INSTAT për vitin 2017 në vendin tonë. Proporcioni i martesës dhe divorcin vijon të jetë në kahe të kundërta, ndërsa specialistët e INSTAT thotë se rritja edhe e moshës mesatare të martesës ndikon në uljen e lindshmërisë së popullsisë.
Më pak martesa dhe shumë më shumë divorce. Ndaj edhe përtej çdo pritshmërie për të kundërtën, mund të thuhet se vitet e fundit nuk kanë qenë “vitet e altarit”, por të gjykatave”.
Më shumë se 4500 çifte i janë drejtuar dyerve të gjyqësorit me kërkesë për zgjidhje martese, të paktën për vitin 2017.
INSTAT është ende në përpunim të shifrave për vitin 2018, ndërkohë specialistja Majlinda Nesturi tregon se që nga viti 1990 e deri në vitin 2018, numri i divorceve është rritur me 69 %.
Majlinda Nesturi: Në 100 martesa, 20 prej tyre përfundojë në divorc. Është pothuajse gjysma e asaj të BE, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian ky koeficient është 40.
Megjithatë ulja e numrit të martesave dhe rritja e moshës mesatare të tyre sjell edhe efektet negative në lindshmërinë e popullsisë.
Majlinda Nesturi: Nga viti në vit numri i lindjeve në vendin tonë po zvogëlohet.Rritja në moshë në martesë sigurisht që pasohet dhe me rritjen e moshës në lindjen e parë, e cila sa më shumë të rritet aq më të pakta janë gjasat për të pasur më shumë fëmijë.
Qytetet që kanë numrin më të lartë të martesave mbeten Tirana dhe Fieri, ndërsa Gjirokastra dhe Kukësi martohen më pak.
Në qarkun e Tiranës në të dhënat më të fundit për vitin 2017 nga INSTAT janë shënuar 5904 martesa.
Pas tij vjen Qarku i Fierit me 2503 martesa, e më tej Durrësi me 2371 martesa.
Ndërsa në qytetet që kanë pasur më pak martesa në 2017 kryeson Gjirokastra me 460 martesa, i ndjekur nga Kukësi me 559 martesa dhe Dibra me 1074 martesa.
Qarqe me më shumë martesa
Qarku i Tiranës 5904 martesa
Qarku i Fierit 2503 martesa
Qarku i Durrësit 2371 martesa
Qarqe me më pak martesa
Qarku i Gjirokastër 460 martesa
Qarku i Kukësit 559 martesa
Qarku i Dibrës 1074 martesa