Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ku kërkojnë nga Kryeministri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës që të anullojnë projektin sepse sipas tyre, është korruptiv dhe dëmton pronat dhe bizneset e tyre.
“Prona është vetë jeta për njeriun por këta që janë në pushtet nuk duan t’ia dinë për pronat e qytetarëve të zakonshëm sepse të tyret nuk ua prek njeri”, – tha njëri prej protestuesve
Ata u bëjnë thirrje ambasadave duke iu kërkuar që të jenë më aktive në mbështetje të qytetarëve.
“U bëjmë thirrje ambasadave që rrijnë e bëjnë sehir që të dalin në mbështetje të shqiptarëve, të shikojnë se çfarë po bën qeveria dhe ky palo kryeministër dhe të mos komentojnë pastaj arsyet se përse ikin shqiptarët nga vendi i tyre”.
“Unaza e Re nuk do resht së protestuari deri në arrestimin e atyre që kanë kryer afera korruptive me këtë projekt,” – u shprehen banorët.
Protestës së tyre i janë bashkuar si edhe ditët e tjera edhe përfaqësues të opozitës.