Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Elisa Spiropalit e cila më herët sulmoi planin ekonomik të Bashës.
Sipas Kadiut, reagimi i saj është thjesht shprehje e frikës dhe panikut që ka kapur të gjithë “Rilindjen”.
Reagimi i Fatbardha Kadiut
Zonja 5 milion euro e doganave paska sulmuar programin ekonomik te PD. Reagimi i saj eshte thjesht shprehje e frikes dhe panikut qe i ka kapur. Antimafia do ti marre zonjes dhe qindarken e fundit te vjedhur ne dogana ndersa ndarja e politikes nga krimi do ta coje dhe me tej hetimin ndaj saj dhe padroneve te saj. Jane rende, shume rende. Cdo dite u zbulohet nje afere korruptive dhe nje lidhje e re kriminale ne shitblerje votash. Pas Zerit te Amerikes tani kane zbuluar nje tjeter armik te jashtem: CDU-ne. Por nuk kane pare gje akoma…tik tak tik tak zonja 5 milione euro e doganave!